GazetaMax
Lajme

Xhaferi në konferencë në Parlamentin evropian në Bruksel

Bruksel, 29 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën “Mbështetje e demokracisë parlamentare anembanë botës: “Ndërtimi i rezistencës demokratike” në organizim të Parlamentit Evropian dhe Grupit për Mbështetjen e Demokracisë dhe Koordinimin e Zgjedhjeve (DEG).

Konferenca do të mbahet në Parlamentin Evropian në Bruksel, më 29 dhe 30 nëntor 2022 dhe e njëjta është në shenjë të shënimit të 10-vjetorit të mbështetjes së demokracisë anembanë botës.

“Kryetari Xhaferi do të ketë fjalë hyrëse në dy sesione, gjegjësisht në sesionin hyrës me temë “Dhjetë vite PE e mbështet demokracinë anembanë botës – çka arritëm dhe mësuam?” më 29 nëntor 2022 dhe në sesionin e dytë të punës me temën “Krijimi i kulturës demokratike parlamentare përmes dialogut dhe ndërtimit të konsensusit”, më 30 nëntor 2022”, informojnë nga kabineti i tij.

Prej atje shtojnë se në margjinat e konferencës, Kryetari Xhaferi do të realizojë takime bilaterale me më shumë eurodeputetë, ndër të cilët edhe deputetët Kjuçuk, Vallsman dhe Shider, të cilët janë të inkuadruar në mënyrë aktive në Dialogun Zhan Mone të Kuvendit dhe Parlamentit Evropian. l

Related posts

Nikolovski: 1 Maji, simbol i guximit dhe vendosmërisë

Gazeta Max

Numri i studentëve në Fakultetin e turizmit është i përgjysmuar

Gazeta Max

Çeshmet burim i korrupsionit/ Grubi: Nuk do lë hapur asnjë prej nga ata përfitojnë

Gazeta Max