GazetaMax
Lajme

Petrovska në takimin e ministrave të SHBA-së – Kartës së Adriatikut në Mal të Zi

Shkup, 29 nëntor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Budvë do të marrë pjesë në takimin e ministrave të SHBA-së – Kartës së Adriatikut, bashkë me ministrat dhe shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të nismës- Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe delegacione nga vendet vëzhguese Kosova, Sllovenia dhe Serbia.

Takimi do të realizohet në dy sesione të punës të përkushtuara në sfidat bashkëkohore globale të sigurisë, si dhe në qasjen e bashkuar drejt interesave të përbashkëta strategjike në kontekst të mbështetjes për Ukrainën.

Nisma SHBA – Karta e Adriatikut është vendosur me nënshkrimin e Kartës për Partneritet mes SHBA-së, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në Tiranë në vitin 2003. Në vitin 2009 iniciativës iu bashkëngjit Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina me çka iniciativa e merr formatin A-5.

Qëllimi janë aktivitetet e përbashkëta dhe të koordinuara për përmbushjen më të shpejtë të kritereve dhe standardeve të NATO-s, avancimin e bashkëpunimit në EJL dhe zhvillim të ngjarjeve të drejtuara drejt ndërtimit të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Aktivitetet në nismë janë të drejtuara drejt përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, avancimin e aftësive dhe kapaciteteve në mbrojtje, pjesëmarrje e përbashkët në ushtrime dhe trajnime, operacione dhe misione të NATO-s, bashkëpunim mes qendrave rajonale për trajnim, si dhe promovim të politikës së dyerve të hapura në A-5 për vendet vëzhguese dhe vendet e tjera të rajonit të cilat janë me orientim euroatlantik dhe kanë për qëllim anëtarësimin në Aleancën e NATO-s.

Related posts

Angellovska-Bezhoska: Prioriteti i bankave qendrore është sigurimi i stabilitetit afatmesëm të çmimeve

Gazetamax.mk

Vlladimir Ançev është sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes

Gazetamax.mk

Edhe zyrtarisht në Kuvend arrijnë emrat e propozuar për gjykatës kushtetues, mes tyre edhe Joveski

Gazetamax.mk