GazetaMax
Lifestyle

Shtatë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta parandaluar kancerin

Shfaqja dhe zhvillimi I kancerit mund të ndikohet shumë nga mënyra e të ushqyerit. Ushqimi ka një ndikim të madh edhe në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Gjithashtu heqja dorë nga konsumimi I alkoolit apo cigares mund t’i zvogëlojë gjasat e prekjes nga kanceri.

Sipas Food Prevent ka radhitur disa nga ushqimet, që e parandalojnë këtë sëmundje:

Vitamina D- ndihmon në parandalimin  e rritjes dhe zhvillimit të qelizave kancerogjene.

Ushqimet që përmbajnë këtë vitaminë janë: salmoni, qumështi, vezët dhe në përgjithësi ushqimet e detit.

Çajrat- Çaji është një nga metodat më të mira të shërimit të shumë simptomave. Dhe sëmundjeve të tjera. Çaji i zi, është një nga çajrat më të shëndetshëm, që ka një numër të lartë të antioksidantëve dhe polifenoleve.

Perimet- brokoli, lulelakra dhe spinaqi janë tre super ushqime, të cilat duhet patjetër t’i konsumoni gjatë javës. Në studimet e bëra, është vërejtur se përbërësit e këtyre perimeve, mund të parandalojnë substancat kancerogjene.

Tumeriku- tanimë dihet për vlerat ushqyese të tumerikut. Ai ka veti anti-inflamatore, të cilat e shtypin inflamacionin e qelizave dhe e parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Xhenxhefili- është gjithashtu një produkt shumë i përhapur dhe me veti të mëdha anti-inflamatore. Xhenxhefili përdoretpërtrajtimine diarresë, dhimbjes së stomakut, vjelljes dhe konsitpacionit. Një studim tjetër i publikuar në revistën “Cancer Prevention”, ka treguar se disa përbërës të xhenxhefilit kanë efekt edhe kundër qelizave të kancerit.

Frutat e malit- dredhëzat, manaferrat, boronicat dhe frutat e tjetë të malit, janë të pasur me anti-oksidantë dhe përbërës të tjerë, të cilët kanë efekt luftues kundër zhvillimit të qelizave kancerogjene.

Related posts

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

Gazetamax.mk

Ibrahairartist e zbukuron ish-missin shqiptar

Gazetamax.mk

Jeni gati për super projektin nga unikja Annella?

Gazetamax.mk