GazetaMax
Lifestyle

Ngjyrat që u shkojnë më shumë vajzave me sy kafe, sipas stilistëve

Ditët e zilisë për të gjitha femrat që kanë sy blu kanë mbaruar. Edhe sytë kafe janë po aq të bukur, sidomos nëse i nxjerr në pah. Gjithçka që duhet të bësh është të gjesh ngjyrën që u përshtatet dhe asnjëherë nuk ke për t’i ndier sytë të zakonshëm.
Tiffany Reese, themeluese e “Fix Styling Leader Marketing”, thotë se klientëve të saj me sy kafe, zakonisht u rekomandon tone që u nxjerrin në pah ngjyrën e syve. Ajo sugjeron ngjyrën rozë, sepse “është një nga ngjyrat që plotëson tonet prej bronzi të kafes në sy”. Roza kuarc ishte edhe ngjyra e zgjedhur nga Pantone në vitin 2016, por vazhdon të jetë një nga ngjyrat tendencë edhe të kësaj pranvere.
Një ngjyrë tjetër që Reese rekomandon për sytë kafe është mustarda. Roza dhe mustarda janë nuanca që “plotësojnë dhe u japin shkëlqim syve kafe.” Madje, mustarda krijon edhe një lloj thellësie në sytë kafe që zor se i gjeni në njerëz me sy ngjyrë tjetër.
Por nëse do t’u japësh syve më shumë thellësi, atëherë zgjidh blu kobalti ose orkide. Ato do të rritin vëmendjen që të tjerët të fokusohen në sy sapo të të shohin.
Nëse do që sytë të jenë në fokus, tanimë e di se cilat ngjyra të zgjedhësh.

Related posts

Kjo pije e mëngjesit mund të jetë ‘çelësi’ i jetëgjatësisë, thotë një dietologe

Gazetamax.mk

“Ju njoftojmë me sëmundjet e rralla”: Sëmundja Kanavan/ Canavan disease

Gazetamax.mk

Lola merr vëmendjen me xhinset e saj, duket si vajzë e re

Gazetamax.mk