GazetaMax
Lajme

Qyteti i Shkupit shkëputë kontratën me “Sloboda Prevoz”

Shkup, 1 dhjetor – Qyteti i Shkupit pasdite kumtoi se sot është shkëputur kontrata me shoqatën e transportuesve privat “Slloboda prevoz” për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga kontrata.

“Në këtë rast, bëhet fjalë për obligimin për dhënie të vazhdueshme dhe të papengueshme të shërbimit publik për transport të udhëtarëve. “për fat të keq, ‘Slloboda prevoz’ më shumë se dy ditë në vazhdimësi nuk e kreu atë obligim kontraktues, me çka për shkak të mosrespektimit të kontratës, e njejta është shkëputur”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

U bëjnë thirrje të gjithë transportuesve privat të paraqiten në konkursin publik që do të publikohet gjatë javës së ardhshme.

“Konsiderojmë se ky model, lidhja e kontratave të drejtpërdrejta për transport publik të qytetit me transportues individual do të kontribuojë për transparencë më të madhe të procesit dhe zgjidhje më të lehtë të problemeve potenciale”, shtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Informojnë se transporti privat publik funksionon pa pengesa, ndërsa NPQ Shkup për momentin k mjaft kapacitete për t’i përmbushur nevojat e shkupjanëve.

“I bëjmë thirrje ‘Slloboda prevoz’-it ta revidojë vendimin për bllokim të kryeqytetit, sepse në atë mënyrë nuk do të arrijnë zgjidhje të problemit, përkundrazi, në atë mënyrë problemi thellohet. Shkupjanët nuk janë të detyruar të jenë dëmi kolateral, për shkak të kërkesës irracionale të ‘Slloboda prevoz’-it. Me shantazhe, nuk ka kontratë”, porositën nga Qyteti i Shkupit.

Related posts

Taravari mbledh në takim këshilltarët, a po diskutohet hyrja në Qeveri!?

Gazeta Max

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë, këtë herë me vajzë

Gazeta Max

Liburn Aliu lihet jashtë listës së Vetëvendosjes

Gazeta Max
Lajme

Qyteti i Shkupit shkëputë kontratën me “Sloboda Prevoz”

Shkup, 1 dhjetor – Qyteti i Shkupit pasdite kumtoi se sot është shkëputur kontrata me shoqatën e transportuesve privat “Slloboda prevoz” për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga kontrata.

“Në këtë rast, bëhet fjalë për obligimin për dhënie të vazhdueshme dhe të papengueshme të shërbimit publik për transport të udhëtarëve. “për fat të keq, ‘Slloboda prevoz’ më shumë se dy ditë në vazhdimësi nuk e kreu atë obligim kontraktues, me çka për shkak të mosrespektimit të kontratës, e njejta është shkëputur”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

U bëjnë thirrje të gjithë transportuesve privat të paraqiten në konkursin publik që do të publikohet gjatë javës së ardhshme.

“Konsiderojmë se ky model, lidhja e kontratave të drejtpërdrejta për transport publik të qytetit me transportues individual do të kontribuojë për transparencë më të madhe të procesit dhe zgjidhje më të lehtë të problemeve potenciale”, shtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Informojnë se transporti privat publik funksionon pa pengesa, ndërsa NPQ Shkup për momentin k mjaft kapacitete për t’i përmbushur nevojat e shkupjanëve.

“I bëjmë thirrje ‘Slloboda prevoz’-it ta revidojë vendimin për bllokim të kryeqytetit, sepse në atë mënyrë nuk do të arrijnë zgjidhje të problemit, përkundrazi, në atë mënyrë problemi thellohet. Shkupjanët nuk janë të detyruar të jenë dëmi kolateral, për shkak të kërkesës irracionale të ‘Slloboda prevoz’-it. Me shantazhe, nuk ka kontratë”, porositën nga Qyteti i Shkupit.

Related posts

Ahmeti: Si në luftë ashtu në paqe, Tetovarët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë

Gazeta Max

Ambasada e SHBA-së: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësuan kushtet për fillimin sa më të shpejtë të negociatave, konferencave ndërqeveritare me BE-në

Gazeta Max

Grubi uron besimtarët për Krishtlindje

Gazeta Max