GazetaMax
Lajme

Kërkohet rritja e pagave të profesorëve

Shkup, 2 Dhjetor – Gjithnjë e më e sigurt është se të punësuarit në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” deri në fund të këtij viti do të nënshkruajnë marrëveshje të re kolektive, që do të thotë se në 4 vitet e ardhshme rroga e të gjithë 2.400 të punësuarve, do të rritet për 25%.

“Sot realizuam një takim konstruktiv dhe frytdhënës me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me kënaqësi konstatuam se më së voni deri më 29 dhjetor do të nënshkruhet marrëveshja kolektive përfundimtare.”- deklaroi Angell Ristov, sindikata e USHKM-së.

Avokatja Mimoza Salltirova, ndërmjetësuese në zgjidhjen e kontesteve të punës, me optimizëm deklaroi se me shumë gjasa do të arrihet marrëveshje duke shtuar se ky është “proces historik në RMV sa i përket pajtimit”.

“Kryetari i Kuvendit këtë nuk e konsideron kontest, sipas tij nuk ka asgjë të kontestueshme, por harmonizohemi rreth sigurimit të mjeteve financiare që nuk varet prej tij. Ai ka vullnet që ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive që sot”, pohoi Mimoza Salltirova, ndërmjetësuese.

Më 9 dhjetor u paralajmërua takim i ri me ministrin e financave Fatmir Besimi. Nëse nuk gjendet zgjidhje në takimin e radhës në pjesën e financave, kryeparlamentari ka të drejtë diskrete që ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive në mënyrë siç kërkon sindikata.

Related posts

Fronti Europian shkëlqen në Dibër

Gazetamax.mk

Kapitujt 8 dhe 2 sot në agjendën e skrining mbledhjeve në Bruksel

Gazetamax.mk

NATO do të zbarkojë me 4 batalione shtesë në lindje të Evropës

Gazetamax.mk