GazetaMax
Ballina

Hani çokollatë rregullisht, ja pse

Lajme të mira për ata që e adhurojnë çokollatën, pasi një studim thotë se konsumimi i rregullt i çokollatës është i lidhur me funksion më të mirë të trurit.Sipas studimit, i cili është publikuar në gazetën Appetite, konsumimi i çokollatës u gjet se ishte i lidhur me performancë më të mirë të funksionit njohës në tru.
Hulumtuesit shikuan të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu marrjen e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testeve të dizajnuara për të matur funksionin e tyre njohës. Studiuesit gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë në teste.
Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, që është i lidhur me moshën.

Related posts

Dezo ka gati një super projekt muzikor të ri

Gazeta Max

Një personazh shqiptar si Fatlum Morina

Gazeta Max

LAB sjell baladën më frëngjisht

Gazeta Max