GazetaMax
Lifestyle

Sherbela ndihmon tretjen, depresionin dhe kujtesën

Sherbela është një shkurre e vogël e viseve të ngrohta bregdetare, përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose heshtake, të mbuluara me push ngjyrë hiri e me një erë të veçantë, e cila përdoret në mjekësinë popullore, në industrinë farmaceutike etj.
Sherbela përdoret për problemet me sistemin tretës, mungesën e oreksit, gazrat, dhimbjet e stomakut (gastritin), diarrenë, fryrjen e barkut dhe urthin në stomak. Kjo erz përdoret gjithashtu për uljen e mbiprodhimit të djersës dhe pështymës, kundër depresionit, humbjes së kujtesës dhe sëmundjes alcajmer.
Gratë e përdorin sherbelën për dhimbjet gjatë ciklit menstrual dhe për të lehtësuar afshet e nxehta gjatë menopauzës.
Sherbela aplikohet direkt në lëkurë për ulcerat e shkaktuara nga ftohja, inflamacionin e mishrave të dhëmbëve, ulcerat në gojë, fyt ose gjuhë dhe për bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Disa njerëz e thithin erën e sherbelës për të trajtuar astmën.
Sherbela përdoret edhe në prodhimin e shumë produkteve kozmetike dhe sapunëve.
Përdorimet
Ndoshta efikase për:
Sëmundjen e alcajmerit: Marrja e ekstrakteve të dy llojeve të ndryshme të sherbelës (Salvia officinalis dhe Salvia lavandulaefolia) për 4 muaj ndihmon në përmirësimin e kujtesës, dhe përpunimin e informacionit dhe të të mësuarit tek njerëzit që janë në fazat e para të sëmundjes së alcajmerit.
Performancë mendore: Një dozë e vetme e sherbelës ndihmon në përmirësimin e kujtesës, përqendrimit dhe vigjilencës tek të rriturit e shëndetshëm. Ndërsa kur përdoret si aromaterapi, mund të përmirësojë vetëm vigjilencës, dhe jo përqendrimin apo kujtesën.
Ulcerat e shkaktuar nga ftohja, kur aplikohet si krem që ka në përmbajtje sherbelë dhe raven.
Kolesteroli i lartë: Përdorimi i sherbelës së zakonshme (Salvia officinalis)  3 herë në ditë për 2 muaj ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe yndyrave në gjak të quajtura trigliceride, dhe rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL), tek njerëzit me kolesterol të lartë.
Simptomat e menopauzës: studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i ekstrakteve të sherbelës për 8 javë ndihmon në lehtësimin e simptomave të menopauzës, sidomos afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës.
Të dhëna jo të mjaftueshme për:
Kancerin e mushkërive: Njerëzit që përdorin rregullisht sherbelën si erz duket se kanë 54% më pak rrezik që të preken nga kanceri i mushkërisë, krahasuar me ata që nuk e përdorin fare.
Dhimbjet e fytit: Përdorimi i një spraji të veçantë që përmban 15% ekstrakt të sherbelës duket se lehtëson dhimbjet e fytit. Një tjetër studim sugjeron se përdorimi i një produkti me sherbelë dhe ekinacea për 5 ditë lehtëson simptomat e dhimbjeve të fytit po aq sa përdorimi i ilaçeve.
Dhimbjet pas operacionit: Studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i sherbelës së bashku me ilaçe si ibuprofeni apo diklofenaku janë më pak efikas për lehtësimin e dhimbjeve pas operacionit krahasuar me përdorimin e ilaçeve hydrochloride. Gjithashtu, përdorimi i sherbelës duket se rrit rrezikun për zhvillimin e infeksioneve pas operacionit krahasuar.
Djegiet nga dielli: Duke aplikuar një ekstrakt me 2% sherbelë në lëkurë pas ekspozimit në diell mund të parandaloni skuqjen e lëkurës.
Ënjtja e bajameve: Studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i një produkti të veçantë për fytin, që përmban sherbelë dhe ekinacea, për 5 ditë, duket se lehtëson simptomat e mahisjes së bajameve po aq sa përdorimi i një ilaçi të zakonshëm.

Mungesa e oreksit
Dhimbje të stomakut
Tharje të gojës
Dhimbje gjatë ciklit menstrual
Astmë
Diarre
Fryrje të barkut
Probleme me tretjen
Gazra
Djersitje të tepërt
Gjendje të tjera

Related posts

Njihuni me Valmir, një artist i ri shqiptar

Gazetamax.mk

Elita provokon nga ‘qyteti i modës’, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Gazetamax.mk

Elita bën kombinimin me të bukur ndonjëherë, po duket zonjë e rëndë!

Gazetamax.mk