GazetaMax
Lifestyle

Kujdes për beben e porsalindur

Prindërit e rinj kanë një bollëk të panjohurash për kujdesin e foshnjës së porsalindur, ndërsa këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë mjaft, duke përvetësuar pasiguritë dhe përballjen me to.
Mos u shqetësoni! Shumica e nënave ndihen ashtu si dhe ju, të pasigurta kur i bëjnë banjë të porsalindurit për herë të parë. Provojeni, megjithë nervozizmin. Shumë shpejt do ta përvetësoni “mbajtjen e sigurt të fëmijës gjatë banjës”.
Të gjithë të porsalindurit mund të lahen që në fillim, pavarësisht nëse i ka rënë apo jo kërthiza. Por kjo nuk është e detyruar. Në muajt e parë asnjë fëmijë nuk ka frikë nga uji, përkundrazi, në ujë të ngrohtë rreth 37°C fëmijët ndihen në mjedis të sigurt.
E rëndësishme: uji duhet të kontrollohet me një termometër uji dhe përfundimisht edhe me pjesën e brendshme të kyçit të dorës apo me bërryl. Banja e përditshme, e këshilluar më parë, nuk indikohet më nga dermatologët. Sot vlen një deri në dy herë në javë. Gjatë banjës duhet që temperatura e ambientit të jetë e ngrohtë, jo më pak se 22°C dhe në dhomën e fëmijës jo më shumë se 18°C.
Fëmijët nuk duhen larë me barkun plot, më mirë prisni edhe një orë pasi kanë pirë. Si fillim mjafton vetëm ujë i pastër, pasi sapuni dhe shampot e ndryshme sulmojnë cipën mbrojtëse të lëkurës së fëmijës, e cila nuk është formuar ende tërësisht.
.Mbajtja e duhur e fëmijës gjatë banjës
• Dora juaj e majtë kap krahun e majtë të fëmijës nën sqetull, duke kaluar poshtë kokës së fëmijës, ku gishti juaj i madh mbështetet sipër në shpatullën e fëmijës. Kështu e mbështetni kokën në parakrahun tuaj dhe mund të kapni me dorën tjetër këmbët, kur e ngrini për ta çuar në vaskë.Me dorën e majtë e mbani dhe me tjetrën lajeni.

• Rrotullojeni tani – gjoksi i tij mbështetet tek parakrahu juaj i majtë, dhe kapeni përsëri me dorën tuaj të majtë, tani krahun e djathtë të fëmijës. Mund t’i lani tani pjesën e kurrizit.
• Për ta nxjerrë nga vaska kapeni po ashtu si në fillim kur e futët në vaskë.– Gjithmonë në fillim hidhni në vaskë ujë të ftohtë, pastaj ujë të ngrohtë, përziejeni mirë, përpara se të provoni temperaturën; mos shtoni asnjëherë ujë të nxehtë nëse fëmija është në vaskë;– Mos e lini asnjëherë fëmijën vetëm në vaskë; kujdesuni që fëmija të mos ketë mundësi të afrohet te ngrohësja, afër rubinetit të çezmës (nëse e lani në banjë).
Tharja
Gjatë tharjes nuk duhen harruar rrudhat e lëkurës: pas veshëve, poshtë krahëve, tek kofshët, pasi lëkura e lagësht është një vend optimal për bakteret dhe mykun. Asnjëherë t’i fërkoni fort këto vende, por butësisht për të ndihmuar qarkullimin e gjakut, shkruan Shegaime. Foshnja ka shumë kënaqësi nëse qëndron edhe për pak minuta për të lëvizur këmbët lakuriq – pa rroba dhe para së gjithash pa pelena.
E rëndësishme këtu është temperatura e dhomës, duhet të jetë normale (lexo më poshtë). Ajri i pastër është mjaft i shëndetshëm për të ndenjurat e fëmijës dhe parandalon infeksionet.

Ndërrimi i pelenave
Pelenat për të porsalindurin në vitet e para të jetës së tij janë “veshja” më e rëndësishme. Nëse ai ndjehet mirë pa të, përpiquni ta lini sa më shumë që të jetë e mundur të lëvizë i lirë pa pelena. Ndërrohen pesë deri gjashtë herë në ditë, nëse është e nevojshme, natyrisht edhe më shpesh.
Për pastrimin në kushtet e shtëpisë mjafton ujë i ngrohtë, në fund fshijeni mirë me një peshqir të butë, por jo fort, dhe nëse është e nevojshme lyejeni lehtë me krem. Për rrugës janë ideale letra pastruese të njoma.
Kujdes: Përpiquni të pastroni gjithmonë para-mbrapa, d.m.th., nga para në drejtimin e anusit, në mënyrë që të mos hyjnë mikrobe të zorrës në organet gjenitale.
Pozicioni i duhur i gjumit
Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i rrallë i vdekjes nga asfiksia, prindërit këshillohen sot të mos t’i shtrijnë fëmijët e tyre me barkun poshtë, siç këshillohej deri vonë. Duhet vendosur me kurrizin poshtë apo në brinjë, dhe përpiquni ta ndërroni shpesh pozicionin e kokës.
Temperatura e duhur e dhomës së gjumit
Për foshnjat mund të jetë e rrezikshme nëse ato kanë një temperaturë tepër të ftohtë apo tepër të ngrohtë të ambientit. Ato nuk mund ta rregullojnë ende temperaturën e trupit të tyre. Në javët e para pas lindjes temperatura e dhomës duhet të jetë 21°-22°C, më vonë mjaftojnë 18°C.

Related posts

Artistët e njohur vëllezërit Lloga gati pêr super projektet

Gazetamax.mk

Këto janë ushqimet që duhet t’i hani patjetër në vjeshtë

Gazetamax.mk

Dobitë shëndetësore që trupi merr nga fasulja

Gazetamax.mk