GazetaMax
Lajme

Nën moton “Solidaritet përmes vullnetarizmit” shënohet Dita Botërore e Vullnetarizmit

Shkup, 5 dhjetor – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nën moton “Solidaritet përmes vullnetarizmit” e shënon Ditën Botërore të Vullnetarizmit.

Nga Kryqi i Kuq informojnë se këtë vit e shënojnë 5 Dhjetorin me këtë moto me qëllim që t’i jepet mirënjohje për kontributin e vullnetarëve dhe të ngritet vetëdija për rëndësinë e humanizmit si shenjë themelore për ndryshime pozitive te njerëzit përmes aktit të vullnetarizmit.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta shënojë Ditën Botërore të Vullnetarizmit me aktivitete të ndryshme dhe ngjarje solemne në organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit përgjatë shtetit. Theksojnë se vazhdojnë ta kultivojnë dhe nxisin vullnetarizmin për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta – të jemi human dhe dinjitozë dhe t’u ndihmojmë njerëzve të cilët kanë nevojë.

“Puna e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bazohet në kontributin e vullnetarëve. Në nivel global, në shoqatat nacionale të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka rreth 15 milionë vullnetarë. Vullnetarizmi përfaqëson bazë për transformim social dhe ekonomik përmes të cilit sigurohet ndikimi i përhershëm për shkak të aftësisë së këtij akti human që të ndikojë në mënyrën e të menduarit, qëndrimeve dhe sjelljes së njerëzve. përmes vullnetarizmit njerëzit bëhen shtytës të ndryshimeve dhe partnerë të barabartë për realizimin e përparimit lokal, nacional dhe ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm të njerëzve dhe paqe globale”, bëhet e ditur në kumtesën e Kryqit të Kuq.

Related posts

Një vit nga vendimi për ndalimin e qeseve të plastikës, mjedisi aspak nuk është më i pastër !?

Gazetamax.mk

Moraçanin nuk pret që të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

Treni godet veturën në Pejë, ka të lënduar

Gazetamax.mk