GazetaMax
Lifestyle

Kontrolloni sytë, mund të zbuloni nëse keni Coronavirus

Sytë e kuq mund të jenë shenjë se një pacient është infektuar me coronavirus, sipas infermierëve dhe mjekëve.

“Është diçka që e kam parë personalisht. Pacientët kanë sy sikur të ishin me alergji. Pjesa e bardhë e syrit nuk është e kuqe. Është më shumë si ata që kanë një hije të kuqe në pjesën e jashtme të syve”, tha Chelsea Ernest, motër medicinale.

“Ne kishim pacientë që kishin vetëm sy të kuq si e vetmja simptomë që pamë dhe kur shkoi në spital ai vdiq”, shton ajo.

Akademia amerikane e oftalmologjisë ka paralajmëruar se ka raporte që coronavirusi është i shoqëruar me konjunktivitet, i cili mund të shkaktojë skuqje në sy, raporton CNN.

Është urdhëruar që të gjitha operacionet okulistike në SHBA të ndërpresin operacionet dhe të pranohen vetëm rastet urgjente.

Kohët e fundit, studiuesit kanë bërë zbulimin befasues se humbja e shijes dhe aromës mund të jetë një shenjë paralajmëruese kryesore për bartësit e coronavirusit.

Related posts

6 gjëra “të vogla” që e largojnë një burrë nga ju

Gazetamax.mk

Ariana Fejzullahu shfaqet provokuese me mëngjes!

Gazetamax.mk

Tiroiditi Hashimoto, sëmundja imunologjike e trashëguar! – Dr. Ksenija Bogoeva Kostovska

Gazetamax.mk