GazetaMax
Lajme

Rasti “Llaskarca”, ka përfunduar super ekspertiza, pritet raporti përfundimtar

Shkup, 6 dhjetor – Byroja për Ekspertizë Gjyqësore e ka njoftuar Gjykatën Themelore Penale Shkup se ekspertët deri më tani kanë bërë të gjitha kontrollet dhe analizat e nevojshme për aksidentin rrugor në afërsi të fshatit Llaskarcë, ndërsa pas nxjerrjes së konkluzioneve nga kontrollimi i realizuar i automjetit do ta finalizojnë përgatitjen e superekspertizës dhe lënda me të gjitha dokumentet do të kthehet për veprime të mëtejshme.

“Byroja për Ekspertizë Gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dërguar njoftim lidhur me superekspertizën për lëndën me K. nr. 1407/09 lidhur me aksidentin rrugor në afërsi të fshatit Llaskarcë, në të cilin theksohet se: “Ekipi i ekspertëve përgjegjës për konstatimin konkret, në periudhën e kaluar pas marrjes së lëndës, kanë kryer kontroll në dokumentet e dorëzuara, ka bërë analizë në konstatimet dhe mendimet e mëparshme të ekspertëve, analiza e deklaratave të ekspertëve të dhëna në seancën kryesore dhe shpjegimet e tyre, dhe kryesisht për rrethanat e pakontestueshme dhe të pakundërshtueshme në ekspertizat e përgatitura më parë, si dhe rrethanat në të cilat ekspertët nuk pajtohen në dy konstatimet e mëparshme”, thuhet në njoftimin e sotëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Ekipi i ekspertëve, siç shtohet në kumtesë, njëherësh ka vizituar edhe një stacion për kontroll teknik për procedurat e ekzaminimit të rregullshmërisë teknike të automjetit, ndërsa dhe meqenëse ka pasur edhe nevojë për kontroll të vetë automjetit, kanë kërkuar dhe kanë marrë leje nga gjykata, kështu me datë 29.11.2022 kanë kryer kontrollin.

Nga Byroja e kanë informuar Gjykatën se ekspertët deri më tani kanë kryer të gjitha kontrollet dhe analizat e nevojshme dhe pas nxjerrjes së konkluzioneve nga kontrollimi i bërë i automjetit, do ta finalizojë përgatitjen e superekspertizës dhe lënda, me të gjitha dokumentet, do të kthehen për veprim të mëtejshëm.

“Lidhur me njoftimin, Këshilli Gjyqësor kompetent sot i ka njoftuar edhe një pjesë të të dëmtuarve në procedurë të cilët kanë qenë të pranishëm në gjykatë dhe i ka njoftuar se deri në seancën e radhës të caktuar për më 20 dhjetor, ende ekziston mundësi e hapur për gjoba për ekspertët nëse lënda me të gjitha shkresat dhe konstatimin dhe mendimin e përgatitur të ekspertëve, nuk kthehet në gjykatë në një afat sa më të shkurtër, siç kanë theksuar vetë në njoftim”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 në fshatin Llaskarcë, humbën jetën 16 persona dhe 37 u lënduan.

Related posts

Trajnohen vullnetarë për mbrojtje të malit Sharr nga zjarret

Gazetamax.mk

Shpallja e dedikuar për ndarjen e tokës për kultivimin e kulturave strategjike

Gazetamax.mk

Taravari: ASH shumë shpejtë partia e parë te shqiptarët

Gazetamax.mk