GazetaMax
Lifestyle

Fëmijët e shtatorit janë më inteligjentë

Fëmijët e lindur në shtator janë më pak të lidhur me prindërit dhe me padurim presin fillimin e vitit shkollor

Kanë nota më të mira, regjistrojnë fakultete prestigjioze, ndërkaq kanë edhe më pak shanse që të zhvillojnë sjellje delikuente.

Studimi “Mosha e fillimit të shkollës dhe zhvillimi kognitiv” ka treguar që fëmijët e lindur në shtator janë më inteligjentë dhe më të përparuar nga moshatarët e tyre.

Hulumtimi niset nga ajo që të gjithë vogëlushët janë në përparësi, sepse janë më të mëdhenjtë dhe më të pjekurit në klasë, andaj vetvetiu kanë pasur më shumë kohë që të zhvillojnë dituritë dhe shkathtësitë të cilat u janë të nevojshme në shkollë.

Me studim janë përfshirë më shumë se një milion fëmijë midis moshës 6 dhe 15 vjeç, ndërkaq ata të lindurit në shtator nga viti në vit kanë treguar rezultate më të mira.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që vitet parashkollore janë kyç për zhvillim social, emocional dhe kognitiv të fëmijës, sepse u ndihmojnë që të përgatitem sa më mirë për obligimet shkollore.

Duhet pasur parasysh që zhvillimi i inteligjencës së fëmijës varet nga shumë faktorë, veç tjerash, nga ndikimi i prindërve, si edhe statusi social dhe ekonomik.

Related posts

“Photoshopi” e zbukuron e bën si loçkë Arjolën

Gazetamax.mk

Gjakovarja Artila Kameri në top 4 në Kampionatin botëror të së bukurës

Gazetamax.mk

Engji lajmërohet nga bregdeti, barku i saj i zbuluar merr gjithë vëmendjen

Gazetamax.mk