Dje ( e mërkurë) ka dalë lajmi se Diellza Kolgeci po bëhet nënë.E kontaktuar nga lajmi.net, Diellza ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.
“Po është e vërtetë, po ecë mirë” janë ndër tjera fjalët e saj. E pyetur për gjininë e foshnjës, ish Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma, i mjafton që fëmija të jetë i shëndoshë, shkruan lajmi.net.
Pas publikimit të lajmit të lartpërmendur miket e Diellzës janë shprehur shumë të kënaqura, madje Afërdia Paraqara i ka dëshiruar shtatzëni të mbarë publikisht.
Pranë postimit Afërdita ka treguar se e di sekretin e gjinisë dhe do ta mbajë deri sa ti organizohet një ‘babyshower’.
Ndërsa pranë komentit bukuroshja shqiptare, nëna e ardhshme, ka shprehur dëshirën ta ketë një vajzë.
Ajo po e pret fëmijën e basketbollistit Fisnik Rugova.