GazetaMax
Lajme

Qeveria obligon institucionet të sigurojnë mjete për K-15, mjetet nga java e ardhshme në llogari të punëtorëve

Shkup, 10 Dhjetor – Në seancën e djeshme, Qeveria ka miratuar një përfundim, me të cilin obligohen shfrytëzuesit buxhetorë që t’i sigurojnë mjetet e nevojshme për pagesën e regresit për pushim vjetor, në kuadër të Buxhetit vetanak të miratuar për vitin 2022 me rishpërndarje të brendshme ndërmjet zërave të shpenzimeve.

Duke marrë parasysh detyrimin për pagesën e pagës për pushime për vitin 2022 deri në fund të vitit aktual (K-15), si dhe vendimet përfundimtare të gjykatës dhe procedurat e paralajmëruara të mëtejshme gjyqësore për të ushtruar të drejtën e pagesës për pushime të papaguara për vitin 2020, ndërsa me qëllim për të ulur barrën e buxhetit në bazë të shpenzimeve gjyqësore dhe avokatore, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi një përfundim me të cilin shfrytëzuesit buxhetorë dhe shfrytëzuesit individualë të përfshirë në Marrëveshjen Kolektive Degëzore do t’u ngarkohen mjetet e nevojshme për pagesën e pagës vjetore për pushime për vitin 2020 dhe 2022 në shumë neto prej 9.000 denarë, që në kuadër të Buxhetit të miratuar për vitin 2022 t’i sigurohen me rishpërndarje të brendshme ndërmjet zërave të shpenzimeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Për shfrytëzuesit buxhetorë të cilët nuk kanë mundësi reale të sigurojnë mjetet e nevojshme për pagesën e regresit me rishpërndarje të brendshme në kuadër të Buxhetit të tyre për vitin 2022, parashihet që mjetet të pajisen me Vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë dhe fondeve.

Related posts

Nënshkrimi i marrëveshjeve me komunat për diasporën, ministri Çupi: Lehtësojmë procedurat dhe qasjen tek informatat e nevojshme

Gazetamax.mk

Nikolovski: ASH-ja në Qeveri ndoshta e shantazhuar!

Gazetamax.mk

Gërkovska – Dion: Zbatimi i reformave është vendimtar për procesin e integrimit

Gazetamax.mk