GazetaMax
Lajme

Ja sa shoferë u dënuan dje në Shkup

Shkup, 10 Dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 93 kundërvajtje, prej të cilave gjashtëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tri sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për automjete të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB thonë kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa apelojnë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Related posts

Millkov kërkon siguri për bullgarët që do të vijnë në Shkup për përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Gazeta Max

Taravari: Askush nga ndërkombëtarët nuk na ka thënë të hyjmë në qeveri

Gazeta Max

Rruga Pallaticë – Tetovë po merr formë, Sejdiu: Po punojmë intensivisht

Gazeta Max