GazetaMax
Ballina

Gjyshi blen autobus për 10 nipërit e mbesat për t’i çuar çdo mëngjes në shkollë

Një gjysh në Oregon (SHBA) i bëri familjes së tij një dhuratë të papritur për Krishtlindje: një autobus të verdhë shkolle.

Doug Hayes i befasoi 10 nipërit e mbesat me autobusin me emrin ‘Grandfather Express’, kur e dërgoi në shtëpi të mërkurën.

Hayes tha se blerja e autobusit ishte një ide e mirë për fëmijët që t’i dërgojë në shkollë çdo ditë.

Pesë prej nipërve e mbesave shkojnë në shkollën katolike Paideia Classical Christian School që nuk ka mjete transporti. Ndaj prindërit e tyre janë të detyruar ti dërgojnë vetë në shkollë.

Ndërsa 5 të tjerët ende nuk kanë filluar shkollën. Kështu që zgjidhja ishte blerja e një autobusi dhe fëmijët do arrijnë në shkollë për 20 minuta.

Related posts

Për herë të parë realizohen këto operacione në QKUK

Gazeta Max

Femrat shqiptare që na bëjnë krenar, një ndër to edhe Cika, ja suksesi tjetër

Gazeta Max

Zëvendës drejtori Asani: Rritja e të hyrave nga Dogana dhe projekte të reja në vlerë prej 30 milionë euro

Gazeta Max