Shkup, 10 Dhjetor – Transportuesit urban vazhdojnë me bllokadën e tyre para Qytetit të Shkupit. Ndonëse të pakënaqur tejmase nga veprimet e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ata nuk shohin rrugdalje tjetër, përveç se të qendrojnë atje. E vetmja shpres për të zgjidhur problemin e tyre dhe për të faturuar borxhin e mbetur tashmë e shohin tek kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Po presin përgjigje për të takuar me të.
“Deri në këto momente nuk kemi asnjë informacion se çfarë do të ndodh me ne. Tani është fundjavë dhe siç e shihni ne jemi këtu duke shprehur pakënaqësinë tonë. Kemi kërkuar takim edhe me kryeministrin e vendit, mirëpo deri në këto momente nuk kemi marr kurfarë përgjigje nga Qeveria” – tha një transportues.
Përderisa transportuesit kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre në rrug,nuk kanë munguar përplasjet politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së rreth asaj se kush është përgjegjës për situatën e krijuar dhe se kush duhet të zgjidh të njëjtën.
“Në vend të kemi transport urban dhe modern publik, aktualisht nuk kemi transport publik në kryqytet. Për shkak të “dorës në mjaltë” dhe përplasjet mes Mickovskit dhe Arsovskës paguajnë më së shumti qytetarët. E gjithë përgjegjësia për kaosin e krijuar në kryqytet është tek Mickovski dhe VMRO-DPMNE” – tha Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski është i bindur se ka dy opsione për të tejkaluar problemin në fjalë dhe për të gjetur mjetet e nevojshme për transportuesit privat.
“E para është Qeveria të siguroj mjete përmes trasnferit të mjeteve, apo ti jep hua Qytetit të Shkupit, ku ata do ta bëjnë pagesën ndaj transportuesve privat, dhe e dyta është paratë për blerjen e naftës të përfundojnë tek te afërmit e LSDM-së apo të Arsovskës, apo këto mjete tu jepn NPQ-së ku kjo ndërmarrje do ta bëjë pagesën ndaj transportuesve privat” – deklaroi Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Transportuesit privat të “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres”do të qendrojnë në rrug derisa nuk arrijnë të faturojnë borxhin e mbetur ndaj tyre dhe derisa nuk i kthejnë licencat për punë, të cilët i humbën me ndërprerjen e kontratave të punës me Qytetin e Shkupit.
Derisa ata nuk janë në qarkullim, Qyteti i Shkupit disa ditë më parë shpalli thirrje e re publike për një pjesë të linjave urban.