GazetaMax
Lajme

Procesi integrues, Ruzhin: Qeveria të hartojë strategji me parashikime

Shkup, 10 Dhjetor – Përfundimi i skriningut dypalësh dhe gjetja e mundësisë politike për sigurimin e 80 deputetëve të nevojshëm për t’i votuar ndryshimet kushtetuese si kusht për hapjen e kapitujve me BE-në, mbeten strategjia kryesore e qeverisë dhe shtetit, thotë ish amabasadori, Nano Ruzhin.

Ai është i mendimit që ekzektuvi të krijojë një strategji me afate të ndryshme kohore, në mënyrë që  t’ju përgjigjet situatave që mund t’i implikojë opozita dhe partitë me orientim anti-perëndimor.

“Gjithsesi sipas meje do të thoja se kjo strategji do të duhet të kishte më së paku tre nivele: afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate  me atë që do të  duhet të përmbanin instrumente të shumta për fushatë të suksesshme. Por,  më me rëndësi është dialogu, bashkëpunimi, tolerenca mes  partive në pushtet dhe opozitë. Ky aktivitet nuk duhet të jetë i atillë pa precizitet dhe pa parashikime. Duhet të matet  serioziteti dhe disponimi i opozitës” – deklaroi ish ambasadori, Nano Ruzhin.

Hapja e kapitujve në 2023?! Ruzhin: Duhet diplomaci e shtuar ndërkombëtare

Ruzhin thekson edhe nevojën për shtimin e diplomacisë ndërkombëtare   e cila njëherit do të shërbente si garancë për integrimin e vendit, dhe,  sipas tij,  kjo do t’i zgjidhte edhe dilemat e popullatës dhe do të ulte euro-skepticizmin. Ish ambasadori nuk është i mendimit se Bullgaria do t’a bllokojë sërish vendin tonë pas tejkalimit të këtij problemi.

“Parashtrohet pyetja se kush mundet të ndihmojë? Gjithsesi mendimi i parë na çon tek bashkësia ndërkomëbtare, që në njëfare mënyre mund të jetë edhe garancë për çështje të caktuara. Është me rëndësi bashkësia ndërkomëbtare, e cila duhet të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi që mendoj se është i fundit. Secili që vlerëson se fqiu lindor do të na kushtëzojë edhe pas zgjidhjes së këtij problemi, zhgjënjehet, sepse edhe fqiu ynë është viktimë e bllokadave të ndryshme” – u shpreh Nano Ruzhin.

Në Bruksel vazhdojnë takimet bilaterale mes vendit tonë dhe shteteve anëtare të BE-së, ndërsa hapja e kushtetuës sipas autoriteteve, nuk do të ngritet deri në momentin kur të sigurohen numrat e nevojshëm për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës.

Related posts

Gashi e mbajti koordinimin e parë të rregullt në përbërjen e re të Kuvendit

Gazetamax.mk

Mësuesja nga Tetova reagon: Nuk jam punësuar politikisht dhe as nuk jam shkarkuar politikisht

Gazetamax.mk

Pothuajse 300 mijë qytetarë kanë sigurim jete, kanë investuar mbi 25 milionë euro

Gazetamax.mk