GazetaMax
Lajme

Zejtaria po humbet, për shkak të krizës në Strugë

Strugë, 11 Dhjetor – Zejtaria në qytetin e Strugës po humbet. Gjithnjë e më shumë po mbyllen dyqanet e zejtarëve. Numri i zejtarëve të regjistruar në Strugë është rreth 160 zejtarë, ndërsa para krizës së pandemisë kanë qenë mbi 200 zejtarë.

Të rinjtë nuk kanë pothuajse fare interesim për të mësuar zanat në vendin tone, ata të ardhmen e tyre e shohin në vendet europiane. Zejtarët thonë se puna ka rënë shumë dhe po punojnë për të mbijetuar.

“Po në vitet e kalume ka pas mbi 200 zejtarë të regjistruar, kurse tash pas krizës fillon të bie numri i zejtarëve. Interesimi i të rinjve është gati në zero, nuk ka interes, kriza e bën të vetën. Me zanat në kët kohë të fundit duhet të punohet 10 orë deri në 12 orë që të mbulohen harxhimet që i ka ni zejtar. Ka rënie, mos them ka rënie mbi 50 prej kohës së pandemisë dhe tash së fundi edhe me luftën në Ukrainë, është rënie e madhe në punë” – tha Kryetari i zejtarëve në Strugë, Kujtim Ajdo.

Zejtarët thonë se i ka goditur mjaft edhe kriza energjetike dhe çmimet e larta. Ata kanë bërë kërkesë deri tek qeveria për subvencione por kanë marrë përgjigje negative.

“Paguajmë rrymë industriale dhe me të vërtet jemi në vështirësi dhe bëjmë kursime të mëdha që të mundemi të mbijetojmë. Duhet të ketë subvencione, kemi bërë edhe kërkesë nga oda e zejtarëve, por shteti nuk na ka ndihmuar në këtë drejtim.” – u shpreh Ajdo.

Zejtarët thonë se fitimet në zanat viteve të fundit janë shumë të vogla, ndërsa nuk kanë fare mbështetje nga shteti. Kjo është edhe arsyeja pse ka rënë edhe interesimi për këtë drejtim. Por zejtaria nuk është i vetmi sektor që ka pësuar nga kriza, edhe shumë biznese të tjera janë në prag të mbylljes.

Related posts

Tupançevski: Slovenia do na ndihmojë në rrugën europiane

Gazetamax.mk

Ministri Boçvarski në Berovë i prezantoi procedurat e thjeshtuara për instalimin e fotovoltaikëve

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: Të bëhemi bashkë, shqiptar e maqedonas, për Europë

Gazetamax.mk