GazetaMax
Lajme

Tërhiqen autobusët, zhbllokohet rruga | Transportuesit i japin shans negociatave me kryeministrin

Lenin: Tërhiqen autobusët nga bllokadat, do t’i jepet hapësirë dialogut

Shkup, 13 Dhjetor – Protestat ndërpriten dhe pas kësaj konference për shtyp autobusët tërhiqen nga bllokadat. Do ti jepet hapësirë dialogut që e propozoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi pasdite në një deklaratë për media, Lenin Jovanovski, drejtori i “Slloboda prevoz”.

“Ne e pranojmë idenë që ne si përfaqësues të transportuesve privatë që e kanë atë dokumentacion ta prezantojmë në atë takim, pranojmë dhe insistojmë që të ketë përfaqësues nga qyteti i Shkupit, si dhe nga NQP, ku do të ballafaqojmë argumentet me të cilat disponojmë të tri palët”, tha Lenin Jovanovski.

Menjëherë pas deklaratës së Jovanovskit, transportuesit filluan t’i largojnë autobusët nga bulevardi Ilinden, ku ishin vendosur prej disa ditësh.

Kryeministri Kovaçevski, sot bëri thirrje që transportuesit ta lirojnë rrugën e më tej të ulen e të bisedojnë për gjetjen e zgjidhjes.

Related posts

Zëvendëskryeministri Stoilkoviq dhe ambasadori turk Ulusoj i kanë vizituar shkollat rajonale në Buçim dhe Topollnicë

Gazeta Max

Promovim i aktiviteteve të Nënkomitetit “NATO dhe bashkësia e biznesit”

Gazeta Max

SHBA: Mbrojmë Ballkanin nga Rusia, Prishtina ka ngritur alarmin për rritjen e kërcënimit

Gazeta Max