GazetaMax
Lajme

Të gjithë nxënësit jashtë/ Alarme për bomba në 15 shkolla në Shkup

Shkup, 14 dhjetor – Alarme për mjete të vendosura shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup. Ekipet e MPB-së tani më janë në terren dhe ndërmarrin aktivitete për kontrollin e objekteve.

“Sot (14.12.2022) rreth orës 08:30 në SPB Shkup është paraqitur se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit policorë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe merren masa për zbardhjen e rasteve”, informojnë nga MPB-ja.

Përveç alarmeve anonime për bomba të vendosura në shkollat ​​e mesme dhe fillore, në fillim të javës ka pasur kërcënime për bomba edhe në institucione dhe qendra tregtare

Related posts

Pa punëtorët e Ballkanit ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Gazeta Max

Ndërron jetë komandanti i shquar i Koshares, s’e hoqi asnjëherë plisin gjatë betejave

Gazeta Max

Berisha i vendosur: Nuk iki…

Gazeta Max