GazetaMax
Lajme

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

Shkup, 14 Dhjetor – Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski sot bisedoi në telefon me Derek Chollet, këshilltar i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken.

Pendarovski në Facebook kumtoi se me këshilltarin Chollet kanë biseduar për proceset eurointegruese të vendit, për luftën lundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për situatën në rajon.

Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Chollet, duhej sot, siç ishte paralajmëruar fillimisht nga Departamenti i Shtetit, të vijë në Shkup, por për shkak të testit pozitiv për Covid-19, e shtyu vizitën pas Vitit të Ri.

Chollet në vend duhej të bisedojë me përfaqësues qeveritarë për një sërë çështjesh, përfshirë edhe për energjetikën, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Përveç Maqedonisë së Veriut, në programin e Sholes ishin edhe vizitat në Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë. Qëllimi i vizitave, siç informuan nga Departamenti i Shtetit, është të ceket përkushtimi i përhershëm i SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

Related posts

Vihet gurthemeli për kishën Nënë Tereza në Kakarriq, Dedivanaj: Do të sjellë një dritë të re atdhetare dhe kombtare në këtë trevë

Gazeta Max

Ulje e çmimeve të vajit dhe bukës

Gazeta Max

Mickoski përsëri ndez zjarr: Kam 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë

Gazeta Max