GazetaMax
Lajme

Seanca e 109 e Qeverisë, ja vendimet

Shkup, 14 dhjetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme e përcaktoi Propozim-buxhetin e plotësuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, Propozim-buxheti i plotësuar paraqet tekst integral të ri në të cilin Qeveria i fut amendamentet e pranuara, pas debateve në komisionet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku ishte shqyrtuar dhe me ndryshimet e nevojshme dhe plotësimet e propozuara nga Ministria e Financave.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për sjelljen e Planit urbanistik për rajonet dhe ndërtimet me rëndësi shtetërore për Gazsjellësin interkonektues Republika e Maqedonisë së Veriut – Greqia dhe e solli Planin urbanistik.

Projekti i Gazsjellësit interkonektues R. Maqedonisë së Veriut – Republika e Greqisë paraqet një pjesë të rrjetit të përgjithshëm që duhet të ndërtohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky gazsjellës do të jetë gazsjellës që e lidhë sistemin për përçimin e gazit të Maqedonisë së Veriut me Sistemin nacional grek për përçimin e gazit natyror (NNGTS) në Nea Meimvria. Gazsjellësi, sipas asaj që thuhet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, do të jetë pjesë përbërëse e Sistemit nacional të gazifikimit në Maqedoninë e Veriut dhe do të mundësojë transmision të dyanshëm të gazit natyror në këtë pjesë juglindore të shtetit. Aksi për interkoneksion midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në territorin e shtetit tonë është me gjatësi prej 66.7 kilometrash. Aksi fillon në kufirin me Greqinë dhe përfundon në Negotinë, ndërsa pika përfundimtare e këtij aksi është bashkim me bllok stacionin tashmë të ndërtuar BS-08.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për kontraktimin e Marrëveshjes për kapacitetin e rezervuar prej më parë (Advance reservation capacity agreement – ARCA), për rezervimin e kapacitetit nga pala greke për pikën interkonektuese Evzoni – Gjevgjeli dhe e miratoi kontraktimin e Marrëveshjes, duke e sjellë Vendimin me tekstin e propozuar.

Realizimi i projektit për ndërtimin e gazsjellësit interkonektues me Republikën e Greqisë është gazsjellës kryesor për përçimin e gazit natyror për të lidhur Republikën e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Greqisë, i cili do të mundësojë sigurimin e sasive shtesë të gazit natyror për shtetin nga burime të ndryshme të furnizimit me gaz natyror. Ky gazsjellës interkonektues do të mundësojë diversifikimin, sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e uljes së çmimit të importit të gazit natyror, pasi do të sigurojë disponueshmërinë e gazit natyror nga disa burime të ndryshme të gazit natyror.

Qeveria me propozim të Ministrisë së Kulturës sot i shqyrtoi dhe i miratoi informacionet për nevojën e themelimit të tre institucioneve nacionale nga sfera e kulturës, për të cilat Ministria e Kulturës është e angazhuar në Qeveri t’i dorëzojë vendimet për themelim.

Bëhet fjalë për institucion nacional të ri “Muzeun memorial të Kongresit të Smilevës” – Smilevë.

Po themelohet edhe një institucion i ri kombëtar “Teatri muzikor” në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë.

Veprimtaria kryesore e këtij institucioni do të jetë interpretimi, promovimi dhe afirmimi i muzikës klasike, xhaz, vokale dhe vokalo-instrumentale shqiptare, ndërsa objektivat e programit do të kenë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët.

Do të themelohet edhe institucioni i ri kombëtar “Orkestra kamertale e Manastirit” – Manastir, që pritet të rrisë dukshëm ofertën kulturore të gjithë rajonit planor të Pellagonisë, përfshirë qytetet Manastir, Prilep, Demir Hisar, Krushevë dhe Resnjë.

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar edhe vendime për kuadro në institucione.

Në seancë është shkarkuar drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.

Qeveria e emëroi Goran Trajkovskin, ushtrues detyre drejtor i ri i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit, Goran Trajkovski është i diplomuar në ekonomi dhe ka magjistruar në shkencat ekonomike, ndërsa në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut vjen nga pozita menaxheriale në sektorin privat, ku në përvojën e tij shumëvjeçare, bashkëpunon me rajonin dhe disa vende evropiane, duke ofruar vendosje dhe zhvillime të reja për kompaninë amë. Ekspertiza e tij është në fushën e kontabilitetit dhe financës, me përvojë menaxheriale në menaxhimin e një kompanie që ka prezencë rajonale në treg.

Në seancën e sotme për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, siç është paralajmëruar tashmë, është emëruar Zharko Milloshevski. 

Related posts

Transportuesit privat vazhdojnë me bllokadat, ftojnë qytetarët t’i vizitojnë autobusët e tyre

Gazetamax.mk

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Mariçiq-Varhej: Të gjithë në RMV do të qëndrojnë pas të ardhmes evropiane të vendit

Gazetamax.mk