GazetaMax
Lajme

Mjekët në repartin e fëmijëve në Strugë janë të stërlodhur

Strugë, 14 Dhjetor – Mjekët nga reparti i fëmijëve në Strugë paralajmërojnë se janë në fund të fuqive dhe se institucionet duhet ta merren seriozisht me këtë problematikë. Kanë mbi 100 kontrolle në ditë pasi që nga nëntori i kaluar, reparti i fëmijëve në Ohër, për shkak të mungesës së mjekëve pediatër, punon vetëm si ambulancë e zakonshme.

“Kemi rritëm të shtuar të punës, jemi në punë pa pushim. Jemi pesë persona në Departamentin e fëmijëve, e mbajmë të gjithë departamentin e fëmijëve dhe departamentin e neonantologjisë”, tha Vllatko Mickoski- mjek.

Këtu vijnë edhe pacientë nga Dibra dhe Resnja.

“Zoti na ndihmoftë me repartin e Pediatrisë në Strugë. Çdo ditë e sa më shumë pacientë e sa më pak mjek. Në emër të repartit të Pediatrisë në Strugë e lusim z. kryeministër, Ministrin e Shëndetësisë , dhe drejtorët e spitaleve të Strugës dhe Ohrit, të gjendet zgjidhje… E krejt kjo për shëndetin e fëmijëve, (nuk e postova për pëlqime por për të zgjuar nga gjumi Ministrin e shëndetësisë dhe drejtorët e spitaleve) për të ndërmarrë hapa konkrete”, shkruan në FB Vullnet Bekteshi- mjek.

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, para katër muajve premtoi zgjidhjen e problemit me repartin e fëmijëve në Ohër, me staf profesional nga qytetet tjera. Ky ishte premtimi i tij i tretë, por ende nuk është gjetur zgjidhje.

Related posts

Taravari: Nëse marrim garanci për 80 vota, mund t’i fillojmë negociatat për të hyrë në Qeveri

Gazeta Max

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazeta Max

Osmani për iftar në Gostivar

Gazeta Max