GazetaMax
Lajme

De Santis kryeson në anketat përpara Trampit si kandidat i mundshëm presidencial i republikanëve

Guvernatori i Floridës, Ron De Santis, ka një epërsi prej 23 pikësh ndaj ish-presidentit Donald Tramp në anketën e kandidatëve të mundshëm republikanë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA në vitin 2024.

Sot, rezultatet e publikuara të një ankete të përbashkët të Universitetit Safolk dhe Ju-Es-Ej Tudej treguan se De Santis mori shumë më shumë mbështetje nga votuesit, megjithatë, në një tjetër anketë të kryer nga agjencia “Morning Konsultant” (Morning Counsel) Tramp ka një avantazh prej 18 pikësh ndaj De Santis, transmeton Gardian i Londrës.

Dejvid Paleologos, drejtor i Qendrës për kërkime politike i Universitet Safolk, në një intervistë për “Ju-es-ej Tudej” thotë se republikanët dhe konservatorët e pavarur “gjithnjë e më shumë e duan Trampizmin, por pa Trampin”.

Anketa tregoi gjithashtu se në një revansh imagjinar me Trampin, presidenti aktual amerikan, Xho Bajden, do të fitojë në zgjedhjet me një diferencë prej shtatë për qind, 47 me 40 për qind, ndërsa De Santis do të mundte Bajden me një diferencë prej katër për qind, 47 kundrejt 43 për qind.

Bajden (80) deklaroi se gjatë festave të Krishtlindjeve do të vendos nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Related posts

Momenti kur ekipet e shpëtimit, nxjerrin burrin nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Kharkiv nga bombardimet ruse

Gazeta Max

Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë

Gazeta Max

‘Iku e gëzuar atë mëngjes’! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares

Gazeta Max