GazetaMax
Lajme

Zendeli: Nuk kemi kapacitet për të luftuar vetë korrupsionin, duhet ndihmë ndërkombëtare

Shkup, 15 Dhjetor – Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, sonte në “Rruga drejt” në Alsat M, theksoi se ne nuk kemi kapacitet për të luftuar korrupsionin, simos për faktin që kemi politkan me afera korruptive, prandaj ai e sheh të arsyeshme edhe intervenimin e të huajve.

“Reagimi ndërkombëtar nuk është i rastësishëm që në një moment aq fuqishëm…do të thoja të koordinuar, shumë diplomatë të huaj ngritën zërin fuqishëm, sepse mendoj se, ata mendojnë se ne nuk kemi kapacitet për ta bërë këtë gjë sepse ne deklarojmë verbalisht të gjithë kohë, ne do të bëjmë këtë dhe atë, por nuk bëjmë asgjë. Në thelb, ne vazhdojmë të çalojmë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikanë të profilit të lartë. Nuk kemi kapacitet të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin, sepse kemi politikan me afera të shumta korruptive.Pra  nuk mund  mund të vihet kujdestar i deleve. Prandaj na duhet ndihma e jashtme, nga EU dhe SHBA”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Related posts

Ali Ahmeti: Vuçiç nuk ndihej mirë në Ohër, duhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

Gazetamax.mk

Osmani me plan për një Maqedoni të Veriut më të gjelbër dhe më të sigurt

Gazetamax.mk

Ofendime ndaj himnit bullgar, Borisov: Nuk kuptoni vlerat europiane

Gazetamax.mk