GazetaMax
Lajme

Ruskovska: Arsyet e suspendimit tim janë Spasovski dhe rasti “Besa Trans”

Shkup, 16 dhjetor – Refuzimi i Villma Ruskovskës të gjunjëzohet para presionit politik është arsyeja që ajo është suspenduar. Ish shefja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska e cekë rolin e ministrit Spasovski në rastin “Besa Trans” si arsye kryesore për suspendimin e saj, transmeton Zhurnal.

Duke folur për presionet në Prokurori, Ruskoska tha se është suspenduar derisa ka zgjatur parahetimi.

Mua më suspenduan sepse nuk pranoja presione dhe ndikime. Denoncimi kishte të bëjë me atë, diku rreth 12-13 korrikut 2021, përgjegjësit për punë administrative kanë kryer kontroll në stacionin për kontroll teknik, kanë konstatuar parregullsi, kanë përgatitur vendim për mbylljen e stacionit, ndërsa vendimi është nënshkruar tre ditë pas fatkeqësisë. Sipas ligjit, është dashur të nënshkruhet në afat prej 15 ditëve”, tha Ruskovska për IRL duke konfirmuar se këtë inspektim e udhëheqë MPB ndërsa vendimin e nënshkruan ministri./Zhurnal.mk

Related posts

Statistika tjera nga regjistrimi i popullsisë: 23,8% e popullatës në Maqedoni janë beqarë

Gazeta Max

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Selimi: Bëjmë përpjekje që të rrisim kapacitetet e Ndihmës së shpejtë

Gazeta Max

Shaip Kamberi takon ambasadorin Hill: SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit

Gazeta Max