GazetaMax
Lajme

Promovim i raportit të dytë në hije për Kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike

Shkup, 16 dhjetor – Raporti i dytë në hije për Kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike do të promovohet sot. Në raportin janë analizuar gjendja me harmonizimin dhe zbatimin e legjislaturës për mjedisin jetësor dhe klimë në vitin 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç u paralajmërua, në promovimin fjalime do të mbajnë zëvendës ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, Adrijana Llavçiska nga Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni dhe Bojana Stanojevska Pecurovska, kryetare e Qendrës për ndryshime klimatike.

Përgatitja e raportit të dytë në hije për Kapitullin 27 u realizua në kuadër të projektit “Analiza e përparimit të harmonizimit dhe implementimit të legjislaturës së BE-së për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike me legjislaturën kombëtare”, të zbatuar nga Qendra për ndryshime klimatike me përkrahje financiare të Fondacionit Shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM).

Qëllimi kryesor i projektit dhe të Platformës 27 është që ta ndjek përparimin në harmonizimin e legjislaturës kombëtare për mjedis jetësor dhe klimë me atë evropiane dhe ta anlizojë zbatimin e saj në nivel kombëtar dhe lokal dhe me këtë të bëhet partner aktiv në negocitatat paraqasëse për hyrje në BE lidhur me Kapitullin 27.

Raporti në hije për Kapitullin 27 është përpunuar në bashkëpunim me Milieukontakt Maqedoni, Eko-vetëdije dhe Shoqata ekologjike e Maqedonisë së Veriut (SHEMV).

Related posts

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

Gazetamax.mk

Ende nuk dihet sa persona ishin në Golfin që ra nga ura në Zhelinë, asnjë gjurmë prej tyre

Gazetamax.mk

Selami: Ali Ahmeti është asht i fortë që ju ngel në fyt

Gazetamax.mk