GazetaMax
Lajme

Edhe alarmet e sotme për bomba ishin të rreme

Shkup, 16 dhjetor – Policia përfundoi me kontrollet në Aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla dhe konfirmoi se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftuan nga MPB për MIA-n.

Nga atje theksojnë se pas përfundimit të kontrolleve do të informojnë edhe për objektet e tjera.

Sot në mëngjes në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Hotel “Aleksandar Palas”, Hotel “Merriot”, Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, Salla sportive “Boris Trajkovski” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Këto ditë, cak i alarmeve për bomba, përveç shkollave, janë edhe institucionet, qendrat tregtare dhe objektet e tjera. Ditën e djeshme u regjistruan 49 alarme për bomba, për të cilat policia, pas kontrolleve, theksoi se ishin të rreme.

Related posts

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazeta Max

Osmani: Përmes Filkovit, Mickoski lëshoi një balon provë, strategjia është të demontohet Marrëveshja e Ohrit

Gazeta Max

Grubi: Qytetarët nuk do të mbesin pa bukë, vetëm tre tregtarë kanë bojkotuar sot

Gazeta Max
Lajme

Edhe alarmet e sotme për bomba ishin të rreme

Shkup, 16 dhjetor – Policia përfundoi me kontrollet në Aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla dhe konfirmoi se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftuan nga MPB për MIA-n.

Nga atje theksojnë se pas përfundimit të kontrolleve do të informojnë edhe për objektet e tjera.

Sot në mëngjes në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Hotel “Aleksandar Palas”, Hotel “Merriot”, Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, Salla sportive “Boris Trajkovski” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Këto ditë, cak i alarmeve për bomba, përveç shkollave, janë edhe institucionet, qendrat tregtare dhe objektet e tjera. Ditën e djeshme u regjistruan 49 alarme për bomba, për të cilat policia, pas kontrolleve, theksoi se ishin të rreme.

Related posts

Kuvendi, shumë shpenzime për pak punë

Gazeta Max

Treni rrezikon qytetarët e Sarajit

Gazeta Max

Kasami takon Taravarin: Problematikat gjithmonë duhet të diskutohen me të tjerët, si rrugë për të marr zgjidhje

Gazeta Max