GazetaMax
Lajme

Qeveria: SHA EMV prodhoi 15.093 MWh energji elektrike

Shkup, 18 dhjetor – SHA EMV dje (17 dhjetor) prodhoi 15.093 MWh energji elektrike, me çka tërësisht i përmbushi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Në termoelektrana janë prodhuar 13.272 MWh, ndërsa në hidroelektrana dhe në parkun me erë Bogdanci janë prodhuar 1.821 MWh.

Në 24 orët e fundit përmes EMV Shitje janë furnizuar 850 MWh energji elektrike. Ajo është energji elektrike dedikuar për spitalet, kopshtet, shkollat, ndërmarrjet publike, kapacitetet nga industria ushqimore, objekte të infrastrukturës vitale në shtet, ceket në kumtesën e Qeverisë.

Related posts

Pa ujë shfrytëzuesit e rrugës Fushë Tophanë

Gazeta Max

Mexhiti prezanton Strategjinë 2026–2030 me OBSH: Shëndeti publik dhe mjedisi, bashkë për një të ardhme të qëndrueshme

Gazeta Max

Zelensky thotë se bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Gazeta Max