GazetaMax
Lajme

Penov: Komunat nuk i shfrytëzojnë ingerencat që ua jep Ligji

Shkup, 18 dhjetor – Të dhënat tregojnë se këtë vit, të gjitha komunat kanë shpenzime dhe borxhe të rritura në krahasim me vitin e kaluar, thotë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në intervistë për MIA-n, duke cekur se vendi  është më ulët i decentralizuar nga standardet evropiane, me ç’rast kemi mos shfrytëzim edhe të këtyre ingerencave të cilat ligjet ua japin komunave.

Lidhur me kontestin me transportuesit privat të autobusëve në Shkup, ai thotë se për Qytetin dhe për NPQ-në një milion euro nuk janë problem i madh, por se ngjarjet kanë prapavijë politike prapa së cilës qëndron opozita.

Sipas ministrit Penov, e tërë kjo flet për një raport shumë të ke menaxhues, jo vetëm të kryetarëve të komunave, por edhe të këshillave dhe administratave në komuna për momentin në vend.

Lidhur me problemet rreth decentralizimit fiskal dhe shpërndarjes së drejtë të mjeteve, ai paraqiti disa nivele, e ato janë se vendi sipas numrave është më ulët i decentralizuar nga standardet evropiane, më pas mos shfrytëzimi i ingerencave të mundësuara me ligj, si dhe mungesa e kapaciteteve tek komunat e vogla.

Ai potencoi se vendi sipas numrave është më ulët i decentralizuar nga standardet evropiane, ku mbi 10 për qind e buxhetit, nga bruto prodhimi shoqëror zhvillohet në vetëqeverisjen lokale.

Sipas tij, jo vetëm komunat e vogla, por edhe më të mëdhatë, në mënyrë të pamjaftueshme i evidentojnë pronat që të paguajnë tatim të pronës dhe pamjaftueshëm i përdorin instrumentet të përfshijnë tatim të pronës, duke cekur se komunalet, posaçërisht në Shkup, mbahen në nivel të ulët, e me atë mundësohet ndërtim intensive i cili u pengon qytetarëve. Ai shton se pa problem, pa rrezikuar askënd, komuna apo qyteti mund t’i rrisin trefish dhe ekonomikisht t’i rregullojnë këto raporte në komunat e veta, që shkaktojnë një atmosferë të kaosit urban.

Related posts

Pendarovski: Nuk përjashtohet mundësia që në “listën e zezë” të SHBA të gjenden edhe funksionarë aktualë

Gazetamax.mk

Kompanitë që nuk ulin çmimet, do t’u hiqet subvencionimi për rrymën

Gazetamax.mk

Tre të rinj zhdëpin në dajak shefin e policisë

Gazetamax.mk