GazetaMax
Lajme

Tryezë e rrumbullakët “Mësimi social dhe emocional në fëmijërinë e hershme”

Shkup, 19 dhjetor – Në Fakultetin Filozofik në Shkup, sot me fillim në ora 12:00, do të mbahet tryezë e rrumbullakët “Mësimi social dhe emocional në fëmijërinë e hershme”. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Arsimit dhe Shkencës, Jovanka Trençevska dhe Jeton Shaqiri, ndërsa para të pranishmëve do t’i drejtohet përfaqësuesja e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricia di Xhovani.

Tryeza e rrumbullakët është aktiviteti final i projektit “Mësimi social dhe emocional në fëmijërinë e hershme”, i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it, në kuadër të të cilit nga 30 maji deri më 3 qershor të këtij viti, në Fakultetin Filozofik në Shkup u mbajt Shkolla verore.

Në këtë ngjarje do të nënshkruhet një Angazhim për forcimin e njohurive dhe kompetencave në fushën e të mësuarit dhe zhvillimit social dhe emocional në fëmijërinë e hershme midis edukatorëve, mësuesve të klasës dhe bashkëpunëtorëve profesional përmes modelit të të mësuarit gjatë gjithë ciklit jetësor.

Angazhimi do të nënshkruhet nga ministrat e punës dhe politikës sociale dhe të arsimit dhe shkencës, drejtori i Byrosë për zhvillim të arsimit dhe dekani i Fakultetit Filozofik në Shkup.

Related posts

“Trafikim me fëmijë”, paraburgim për katër persona

Gazeta Max

Fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupe të ndryshme

Gazeta Max

Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë

Gazeta Max