GazetaMax
Lajme

Pas pauzës vazhdon debati për Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Shkup, 20 dhjetor – Kuvendi sot në ditën e dytë debaton për Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023, pasi Qeveria e miratoi tekstin për amendamentet e pranuara në Komisioni kuvendor amë. Për pushtetin, propozim -buxheti është zhvillimor, real dhe është përgjigje e krizës energjetike, me mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë dhe do të sigurojë stabilitet ekonomik. Opozita, vlerëson se propozim-buxheti është joreal, inflator, shkatërrues dhe i rrezikshëm, i stërmbushur me të ardhura nga donacionet dhe huatë dhe se me të bën vjedhje masive të pareve të popullit.

Sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së, Angelinka Petkova, buxheti i tillë i planifikuar për vitin 2023 është dukshëm më represiv dhe shkatërrues në historinë e vendit.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkoska konsideron se propozim-buxheti për vitin 2023 nuk është real, inflator, shkatërrues dhe i rrezikshëm me të ardhura nga donacionet dhe huatë. Sipas Petkovskës, me një buxhet të tillë, jemi para bankrotit.

Bashkëpartiaku i saj Zoranço Jovançev, theksoi se buxheti i propozuar është vjedhje masive e parave të popullit dhe shpenzim shkatërrues.

Fisnike Bekteshi Shaqiri, deputete e BDI-së, theksoi se në buxhetin për vitin 2023 ka përcaktim të qartë që të ruhet stabiliteti makro-ekonomik dhe krijimi i kushteve më të mira për rritje të përshpejtuar të ekonomisë edhe në kushte të krizës energjetike në Evropë.

Deputetja e LSDM-së, Lubica Spasovska, nga ana tjetër, thekson se Ministria e Ekonomisë në programin “Reformat, politikat dhe masat” parasheh një numër të madh të subvencioneve, përkrahjeve dhe ndihmave financiare për turizmin, konkretisht subvencione për qëllime turistike të amvisërive rurale, mbështetje për turizëm aktiv, subvencione për ngjarje të ndryshme turistike, forume në fushën e turizmit, mbështetje financiare për ndërmarrësi të femrave në turizëm, subvencione për digjitalizimin e sektorit të turizmit dhe hotelerisë, për të cilat janë siguruar 11 milionë denarë.

Shpenzimet kapitale të planifikuara janë rreth 51.8 për qind më të larta se plani për vitin 2022 dhe parashihet të sigurohen mjete nga Buxheti, fondet IPA dhe kredi për financimin e investimeve. Deficiti i parashikuar për vitin 2023 në vlerë prej 42,7 miliardë denarë si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 52,1 miliardë denarë, prej të cilëve borxhi i jashtëm në vlerë prej 36,5 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në vlerë prej 15,6 miliardë denarë. do të financohet nëpërmjet huamarrjes së brendshme dhe të huaj.

Related posts

Eurokomisari Varheji në Sofje, pastaj në Shkup

Gazetamax.mk

Ministria e Shëndetësisë, e Financave dhe FSSH-ja të dorëzojnë propozim zgjidhje për furnizim me terapi për pacientët me fibrozë cistike

Gazetamax.mk

Gjykata e Apelit Shkup solli aktvendim mbi ankimimet për rastin “Transportuesi”

Gazetamax.mk