GazetaMax
Lajme

Pensionet për muajin dhjetor do të paguhen nga data 27

Shkup, 20 Dhjetor – Qeveria në seancën e sotme të 112-të mori vendim që pagesa e pensioneve të dhjetorit të fillojë nga 27 dhjetori i vitit 2022.

Qeveria u rekomandoi bankave që të sigurojnë pensionet përmes bankomateve nga kjo datë.

Për pensionistët që nuk përdorin kartela, bankat mund të sigurojnë para të gatshme në katër grupe edhe atë sipas lartësisë së pensioneve.

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.12.2022

Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.12.2022

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.12.2022

Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 30.12.2022.

Related posts

Ministrat Nuredini, Kumbaro dhe Aliu e nënshkruan marrëveshjen për Parkun më të madh ndërkufitar në Evropë

Gazeta Max

VMRO: Produktet themelore më të shtrejta për 50 për qind

Gazeta Max

26 vjet nga masakra e Belegut të Deçanit, ende nuk dihet për fatin e 33 personave

Gazeta Max