GazetaMax
Lajme

Pendarovski: Në situata krize, shihet se sa shumë kemi nevojë për respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë

Shkup, 21 dhjetor – Në situata krize, më së shumti shihet se sa të vegjël dhe të pafuqishëm jemi dhe sa, edhe si individë, edhe si bashkësi, kemi nevojë për respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, porositi presidenti Stevo Pendarovski në pritjen zyrtare para Vitit të Ri të Komisionit për marrëdhënie me Bashkësitë fetare dhe Grupet religjioze të titulluar “Besimi më i fortë se çdo krizë”.

Në kohëra të tilla të vështira, theksoi Pendarovski, njerëzit kanë më së shumti nevojë për ngushëllim, solidaritet, besim dhe shpresë, ndërsa tempujt fetarë shpesh janë vendet ku ne nxjerrim kuptimin për këtë.

“Aty motivohemi për të vazhduar edhe në shtigjet më të pjerrëta të jetës. Edhe në të këqija edhe në të mira besimi është shoqërues i shpeshtë i shumë prej neve”, deklaroi Pendarovski.

Ajo që sot janë mbledhur në një vend liderët fetarë dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit, sipas Pendarovskit, dërgon mesazh se jemi të bashkuar rreth qëllimeve të njëjta: paqe, shëndet, gëzim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Vitin e kaluar, fatkeqësisht jemi përballur me sfida të reja dhe një krizë të thellë energjetike dhe ekonomike globale, e cila ka efekte shkatërruese në ekonominë tonë tashmë të brishtë. Edhe pse kulmet e pandemisë Kovid-19 janë pas nesh dhe bota ka marrë një frymë, një krizë energjitike dhe ekonomike ka ndodhur si pasojë e agresionit rus kundër Ukrainës. E gjithë kjo ndikon negativisht në jetën, psikën, ambicjet dhe planet tona, dhe në të njëjtën kohë rrit varfërinë në kategoritë më të cenueshme”, deklaroi Pendarovski.

Siç thotë titulli “Besimi më i fortë se çdo krizë”, Pendarovski theksoi se asnjë rrjet, rrezik, vështirësi, krizë e çfarëdo intensiteti dhe karakteri nuk mund ta shkatërrojë besimin si themel të ekzistencës njerëzore.

“Se jo gjithçka është aq e zezë rreth nesh konfirmuan edhe aktivitetet tuaja në sferën fetare në vitin 2022, kur dëshmuam se bashkësitë fetare dhe grupet fetare si ndaras, ashtu edhe së bashku në grup, punuan me përkushtim për realizimin e misioneve të tyre. Është një mesazh inkurajues që hap perspektiva të reja dhe jep shpresë për një të ardhme më të mirë, sepse vetëm me forca të përbashkëta dhe solidaritet mund të kalojmë më lehtë kohën e krizës dhe të kemi një jetë dinjitoze dhe të përmbushur”, tha Pendarovski.

Në kuadër të manifestimit, këtë vit për herë të parë do t’u ndahet mirënjohja e sapoformuar “Veljo Mançevski” për kontribut të veçantë në sferën fetare personave juridikë dhe fizikë, që kanë lënë gjurmë të rëndësishme me punën e tyre shumëvjeçare.

Related posts

Sela: “Open Balkan”, Serbisë i krijohet treg Gjigant

Gazetamax.mk

BDI Çair përfshin ekspertë ndërkombëtarë në përzgjedhjen e udhëheqësisë së Forumit Rinor!

Gazetamax.mk

Bezhovska: Inflacioni do të rritet, por nuk do ta çojë vendin në recesion

Gazetamax.mk