GazetaMax
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

Shkup, 21 Dhjetor – Në prezencë të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi ministri i Mjedisit Jetësorë, Naser Nuredini dhe kreu i Likovës, Erkan Arifi kanë nënshkruar  marrëveshjen për shfrytëzimin e 200 milion denarëve, mjete këto të ndara nga Qeveria për Likovën në seancën e djeshme.

Me këto mjete parashihet që Komuna e Likovës të përfundojë tërësisht projektin për ujësjellësin në territorin e saj.

Procesin e nënshkrimit të marrëveshjes e ndoqën edhe dy deputetët e zonës së Likovës, Arbër Ademi dhe Berat Ajdari.

Duke uruar punë të mbarë, zëvendëskryeministri i parë Grubi ka njoftuar se mjetet do të ndahen nga buxheti i vitit 2022.

“Bashkë me ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi dhe deputetët Arbër Ademi dhe Berat Ajdari formalizuam sot me nënshkrimin e marrëveshjes transferimin e mjeteve në vlerë prej 200 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 për përfundimin e projektit të ujësjellësit në komunën e Likovës. Urojmë punë të mbarë dhe realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti që është nevojë e domosdoshme e banorëve të kësaj zone.

Related posts

Kumanovari me diplomë false të shkollës së mesme ka konkurruar për të gjetur punë në ndërmarrje publike!

Gazeta Max

Protesta në Sofje në mbështetje të bullgarëve në Maqedoni

Gazeta Max

Shënohet dita e Komandës për operacione

Gazeta Max