Uashington, 22 dhjetor – Inspektorati i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka publikuar një raport të Fondit kundër ndikimit rus (CRIF), në të cilin theksohet se SHBA-ja ka shpenzuar më shumë se një miliard dollarë nga viti 2017 për financimin e OJQ-ve, mediave, si dhe organizatave dhe programeve të tjera për të anuluar ndikimin rus.
Në raportin e publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit thuhet se pjesa më e madhe e atyre fondeve – 621.5 milionë dollarë ishte dedikuar për financimin e organizatave dhe programeve në Evropën Lindore, për vendet e Grupit të Vishegradit (B4), ku përfshihen Hungaria, Sllovakia, Çekia dhe Polonia, ndërsa për vendet e Ballkanit janë ndarë 454 milionë dollarë.
Sipas të dhënave nga Raporti, për organizatat në Serbi janë ndarë 55.5 milionë dollarë, ndërsa për Kosovën 61.1 milionë dollarë.
SHBA-ja i dha pak më shumë se 80 milionë dollarë Bosnjë e Hercegovinës, 67.4 milionë dollarë Maqedonisë së Veriut, 50 milionë dollarë Malit të Zi.
Për Bullgarinë janë ndarë 47.7 milionë dollarë, për Slloveninë 40.3 milionë dollarë, për Shqipërinë 39 milionë dollarë, për Kroacinë 11.4 milionë dollarë dhe për Greqinë 0.7 milionë dollarë.
Programet CRIF janë krijuar për të arritur qëllimet e “Akti kundër ndikimit të kundërshtarëve të SHBA-së përmes sanksioneve” dhe për të ofruar ndihmë të huaj për vendet që janë subjekt i “ndikimit dhe agresionit të Federatës Ruse dhe nuk kanë kapacitetin ekonomik për rezistencë efektive”.