GazetaMax
Lajme

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorikë antishqiptare

Shkup, 22 Dhjetor – Bashkimi Demokratik për Integrim dënon retorikën antishqiptare të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski me të cilën kërkon dobësimin e përfaqësimit politik dhe defaktorizimin e shqiptarëve në vend.

Në 2022, akoma kemi udhëheqës politik në Maqedoninë e Veriut të cilët vazhdojnë të tregojnë mosrespekt ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve shqiptarë për përfaqësimin e tyre politik me qëllim të fitojnë në mënyrë të dëshpëruar ca vota ekstremiste në hijën e popullaritetit të tij në rënie.

Deklarata e sotme është demonstrues i tendencës së Mickoskit se i do shqiptarët e pafuqishëm, të pazëshëm, të pafaktorizuar, në shërbim të tij dhe të agjendave të tyre monoetnike, antieuropiane dhe antiamerikane.

VMRO-së i pengon Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qëndrimi proeuropian dhe proamerikan i saj.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka legjitimitetin e plotë nga qytetarët në zgjedhje demokratike dhe atë besim e ka materializuar me punë për faktorizimin e zërit dhe nevojave të tyre, në dobi të paqes, proceseve demokratike, barazisë, integrimit në NATO, fqinjësisë së mirë dhe avancimit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Qytetarët e vendit bashkë me BDI-në nuk do të lejojnë dezorientimin e vendit nga rruga europiane dhe realizimin e tendencës destruktive të Mickoskit dhe bashkëpartiakëve të tij të cilët tashmë janë në garë të hapur me Levicën antishqiptare, anti NATO, anti BE dhe anti Amerikë, për vota të ekstremistëve.

Related posts

Vdekja e presidentit, qeveria e Iranit mbledhje urgjente

Gazetamax.mk

Me projektin“Laboratorë për prodhim FAB LABS – Të rinjtë krijojnë”, më afër teknologjive moderne

Gazetamax.mk

Viti 2022, viti i kaosit në transportimn publik në Shkup

Gazetamax.mk