GazetaMax
Lajme

Kujdes/ Mjegull në disa akse rrugore

Shkup, 22 dhjetor – Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30 – 50 metra sonte ka në aksin rrugor Shkup – Zhelinë – Tetovë – Gostivar, deri 100 metra në rrugën Makedonski Brod – Kërçovë dhe prej 50 deri 100 metra në aksin rrugor Negotinë – Demir Kapi, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Zgjedhje nga e para në Rrogozhinë/ Më shumë votues se në 14 maj! Numërimi pritet të nisë në orën 23.00

Gazeta Max

Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

Gazeta Max

Për fundjavë pritet të bie shi, nëpër male edhe borë

Gazeta Max