Wednesday, April 15, 2026

Lajmi në kohë reale

Albert Hashimi prezanton “Terra A” në Samitin e Diasporës 4 në Tiranë, fokus tek hidrogjeni i bardhë

Me ftesë nga Zyra e Kryeministrit Edi Rama, biznesmeni kosovar Albert Hashimi do të marrë pjesë në Samiti i Diasporës 4, ku më 14 prill do të prezantojë kompaninë “Terra A” në panelin e diskutimeve për investimet strategjike në sektorin e Hidrogjenit të Bardhë (rryma e gjelbër).

Pjesëmarrja e Hashimit në këtë samit konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së kapitalit dhe ekspertizës shqiptare nga diaspora në zhvillimin e sektorëve kyç energjetikë. Diskutimet do të fokusohen në potencialin e hidrogjenit si një nga burimet më premtuese për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kompania “Terra A”, nën drejtimin e Hashimit, synon të sjellë inovacion dhe investime me ndikim në tregjet e energjisë së pastër, duke operuar ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ky angazhim në një platformë të nivelit të lartë si Samiti i Diasporës në Tiranë pritet të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të hapë rrugë për projekte të reja strategjike në rajon.

Latest Posts

Mos e humb lajmin