Wednesday, April 15, 2026

Lajmi në kohë reale

Ylber Çilafi u zgjodh kryetar dege i PDSH në Saraj

Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Saraj.

Me mbështetje unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Ylber Çilafi, ndërsa njëkohësisht u formua edhe kryesia e re, e cila do të angazhohet në realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të degës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit konkret për avancimin e strukturave partiake dhe realizimin e synimeve të ardhshme.

Ky kuvend përbën një hap domethënës drejt konsolidimit dhe fuqizimit të PDSH-së në Saraj.

https://www.facebook.com/share/p/1AZ1TnG9QY/?mibextid=wwXIfr

Latest Posts

Mos e humb lajmin