GazetaMax
Lajme

Lirohen dy policë nga aksioni në “Tabanoc”

Shkup, 27 Dhjetor — Gjykata i ka liruar dy policë të arrestuar në aksionin e mbrëmjes së kaluar në pikën kufitare në Tabanoc.

Njëri nga policët është liruar në mungesë të provave, ndërsa tjetrit i është konfiskuar pasaporta dhe është obliguar me paraqitje.

7 të dyshuarit e tjerë ndodhen në gjykatë ku pritet të caktohen masa kujdesi. Në aksionon e mbrëmshëm mbi dyshimet për “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “mit marrje” policia arrestoi 9 zyrtarë policorë në mesin e tyre komandanti i pikës kufitare, zëvendëskomandanti, shefi i ndrrimit dhe gjashtë policë të tjerë.

Related posts

Mislimi: IRI amerikan zbulon se Lëvizja BESA nuk tregon se nga financohet

Gazeta Max

Lladrovci: Këtë prirje të shtetit serb për gjenocid e kemi njohur e ditur që nga viti 1878

Gazeta Max

Vaksinimi nuk është masakër për fëmijët, ai shpëton jetë

Gazeta Max