GazetaMax
Lajme

500 të pastrehë në Shkup, ëndërrojnë të kenë një çati mbi kokë

Shkup, 28 Dhjetor – Problemet e shumta familjare e nxorrën në rrugë. Për më shumë se një dekadë, trotuaret e kryeqytetit janë shtëpia e tij. 50-vjeçari Kamber Bajrami, lëmoshën e ka opsionin e vetëm për ta ushqyer veten dhe për t’i blerë ilaçet e nevojshme.

Për shkak të problemeve shëndetësore, nuk mund të punojë, prandaj dhe është shfrytëzues i shërbimeve të Kryqit të Kuq. Edhe Hasani ndan fatin e njejtë me të.

“Mjeket me thanë se nuk duhet të ngrija gjëra të rënda dhe për këtë arsye kisha frikë të bëja punë fizike, kujdesem për veten me aq sa mundem. Si çdo person i vetëm që jeton, edhe unë dua ta jetoj jetën time në atë mënyrë. Të kem një çati mbi kokë është dëshira ime, të kem një vend për të fjetur.” – tha i pastrehi, Kamber Bajrami.

 “Të gjithë njerëzit kanë nevojë për një dorë të zgjatur.Dikush që të thotë eja, e ke një shansë dhe ata të justifikojnë atë shans e besim që u është dhënë.” – u shpreh Hasan Ametovski,  shfrytëzues i shërbimeve të Kryqit të Kuq.

Kryqi i Kuq: Strategji risocializimi dhe ndihmë shtetërore

Kryqi i Kuq dëshiron të ketë më shumë histori suksesi në vitin e ri. Ata nuk duan që këta njerëz të jenë të varur nga qendra në Momin Potok, por ajo të jetë vetëm një urë lidhëse që t’i rikthehen rrjedhës normale të jetesës.

Po punohet për risocializimin e këtyre personave.

“Duke i punësuar, duke u gjetur shtëpi me qira qoftë vetëm edhe për një periudhë kohore dhe duke i vënë në një pozitë më të mirë për të siguruar jetesën e tyre, u ndihmojmë në mënyrë që ata të paguajnë qiratë e tyre dhe të jenë në gjendje t’i fusin fëmijët e tyre në sistemin arsimor.”  – deklaroi Dragana Lazarevska, Koordinatore e të pastrehëve të Kryqit të Kuq.

Sipas të dhënave jozyrtare, në qytet janë rreth 500 të pastrehë dhe rreth 170 vizitojnë qendrën e të pastrehëve në Momin Potok.

Related posts

Drejtori Kadriu takon presidentin e Këshillit të lartë të radios dhe televizionit turk, Ebubekir Shahin

Gazetamax.mk

Sulm terrorist nga Rusia pranë kufirit të NATO-s, mbylleni qiellin

Gazetamax.mk

Ushtria Amerikane e FSK-ja shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë

Gazetamax.mk