GazetaMax
Lajme

Ky është ushqimi që i helmoi studentët në konviktin Pellagonia

Shkup, 28 Dhjetor – Pas ankesave se disa studentë janë helmuar prej ushqimit në koviktin “Pellagonia” në Shkup, inspektorët nga Agjencia e Ushqimit ishin në vendngjarej për të filluar hetimet. Ata kanë mbyllur kuzhinën e konviktit derisa të dalin analizat nga mostrat e marra.

Sergej Popov nga Unioni i Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së, ka publikuar në rrjetin social Facebook fotografi nga, siç thuhet, darka që ka helmuar studentët, përcjell Klan Maqedoni.

“Kjo është dëshmi e mjerimit që shteti u ofron të rinjve. Për ta bërë edhe më ironike, ky informacion vjen vetëm pak javë pasi kryeministri Kovaçevski, me paturpësi dhe vrazhdësi, bëri një vizitë dhe një film të shkurtër dokumentar për të treguar shqetësimin e tij për studentët”, ka shkruar Popov mbi fotografinë e publikuar.

Inspektorë nga Agjencia e ushqimit, Shëndetit publik dhe komunal monstrat e ushqimit të djeshëm i morën për të vërtetuar se a janë helmuar pikërisht nga ushqimi i djeshëm që u është servuar. Kuzhina e konviktit do të jetë e mbyllur 72 orë derisa nuk dalin rezultatet. Në këtë konvikt ka mbi 900 studentë të cilët paguajnë rreth 3 mijë denarë në muaj për gjumë dhe ushqim.

Related posts

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazetamax.mk

Personi i vdekur bëhet pronar i tokës

Gazetamax.mk

Sot varroset mbretëresha Elizabeta e Dytë, prezent edhe Pendarovski

Gazetamax.mk