GazetaMax
Lajme

VMRO, propozon dy data për zgjedhje të parakohshme

Shkup, 28 Dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare më 14 ose 21 maj të vitit 2023. Në takimin e fundvitit me gazetarët, Mickoski tha se nga vitit 2023 pret zgjedhje të parakohshme dhe se sipas tij, sistemit shtetëror i duhet një “reset”. Mickoski duke arsyetuar datat e parapara sipas tij për zgjedhje, tha se në fund të prillit do të ishte fillimi i fushatës, periudhë e cila korrespondon edhe me përfundimin e muajit Ramazan dhe festave tjera fetare në shtet. Sipas tij, gjysma e dytë e muajit janar do të ishte fillimi Qeverisë teknike 100 ditore.

Duke iu referuar kësaj periudhe, Mickoski u shpreh optimist edhe njëherë se pas gjysmës së dytë të janarit mund të ketë një nismë të re për rrëzimin e Qeverisë, por pa ndarë hollësi nëse ka zhvillime konkrete, mbështetje të partive shqiptare në opozitë dhe mbështetjen e grupit të zjarrit brenda BDI-së.

Lideri i opozitës nuk mbështetë idenë që në vitin 2024 të shkohet në zgjedhje parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, ky është një skenar i BDI-së përmes të cilit partia e Ali Ahmetit pretendon të mos e plotëson cenzusin prej 40 për qind dhe me këtë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të merr edhe postin e presidentit, ndërsa BDI të ketë edhe kryeministrin ashtu siç është premtuar në 100 ditët e fundit nga ana e LSDM-së.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, Mickoski i bëri thirrje pushtetit të tregon se si do të arrijnë deri në 80 numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se nuk do të ndryshon pozicion nga parimi i tij për të shkuar në zgjedhje menjëherë edhe nëse Qeveria i ofron një mundësi të tillë duke e kushtëzuar me miratimin e ndryshimeve në aktin më të lart juridik. Mickoski mbron idenë që secili subjekt duhet të dalë para qytetarëve me vizionin e tij për anëtarësimin e vendit në BE dhe të tregon mënyrën se si do të arrijnë deri në 80 votat e nevojshme dhe më pas varësisht besimit të marrë të bëhen edhe matematikat për ndërhyrje në Kushtetutë.

Duke folur për zgjerimin e mundshëm të shumicës, Mickoski tha se e ka porositur Arben Taravarin e ASH-së se pushteti nuk ndahet por menaxhohet. Ai përsëriti qëndrimin se preferenca e tij për shumicën e ardhshme parlamentare është opozita shqiptare.

Related posts

Shqiptari 22 vjeçar që shkoi të luftojë për ushtrinë Ukrainase dhe i mbijetoi sulmit rus

Gazetamax.mk

Flet arsimtari që akuzohet për dhunë ndaj nxënësit

Gazetamax.mk

Thaçi optimist se do të zgjidhen pengesat në vend

Gazetamax.mk