GazetaMax
Lajme

Kyçyk: Në Maqedoni ka forca politike të cilat e tërheqin vendin drejt unioneve tjera

Shkup, 30 dhjetor – Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyçyk, në një intervistë për BGNES, është shprehur se në Maqedoninë e Veriut ka disa forca politike të cilat publikisht qëndrojnë prapa agjendës që vendi të jetë pjesë e BE-së, por edhe disa forca tjera të cilat e tërheqin vendin drejt disa linjave tjera, ose ta ndryshojnë rrugën e vendit drejt BE-së, informon Zhurnal.

Kyçyk në intervistë thotë se Maqedonia e Veriut padyshim se po lëvizë në një rrugë të vështirë të konsolidimit të temave të rëndësishme lidhur me të ardhmen e shtetit. Anëtarësimi në NATO, thotë ai, është sukses i madh, si për BE-në ashtu edhe për Bullgarinë dhe Maqedoninë, por shton se tani vijon pyetja më e madhe se si vendi tërësisht të realizojë aspiratën e saj të jashtme tpolitike, e ajo kalon përmes anëtarësimit në BE.

Ai paralajmëron se në RMV ka forca të cilat e tërheqin vendin drejt disa projekteve tjera gjeopolitike.

“Ka forca politike të cilat qartë qëndrojë prapa agjendës vendi të jetë pjesë e BE-së por ka edhe tjera të cilat e tërheqin vendin drejt unioneve tjera ose së paku ta devijojnë vendin nga rruga drejt BE-së. Edhe në shoqërinë maqedonase po zhvillohen këto biseda”, thotë Kyçyk.

Sipas tij, duhet të bisedohet për politikat sociale dhe ekonomike, por në temën e ardhmja e shtetit, për anëtarësimin në BE, nuk mund të ketë pikëpamje të ndryshme.

“Duhet të ketë konsensus nacional jo vetëm mes subjekteve politike por edhe mes njerëzve të cilët krijojnë mendime”, thotë ai, informon Zhurnal.

Njëkohësisht, Kyçyk konsideron se duhet t’i kushtohet vëmendje edhe përpjekjeve të mira për marrdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, por rruga për përmirësimin e marrdhënieve duhet të ecet në këmbë.

“Mes Bullgarisë dhe RMV-së ndodhën shumë punë të mira lidhur me arsimin, u vëllazëruan universitetet, u vëllazëruan komunat. Kjo rrugë duhet të ecet në këmbë. Po, bisedimet janë të komplikuara, ka shumë tension dhe emocione, por mënyra e vetme është të bisedojmë mes vete, sepse nëse bota është thyer, ajo është thyer përshkak dialogut. Nëse mohojmë dialogun si mënyrë që të kapërcehen krizat dhe të kapërcehen disponimet emocionale, nuk kemi rrugë përpara. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të gjejnë rrugë të reja përmes të cilat do të ecin dy popujt”, thotë eurodeputeti, Ilhan Kyçyk./Zhurnal.mk

Related posts

Aziri: Do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme por pas Samitit të KE-së

Gazetamax.mk

U humb derisa ishte me burrin e saj në mal, policia e gjen shkupjanen

Gazetamax.mk

Një kinez arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Ali Ahmeti: Të gjithë ta mbështesim iniciativën e Edit për ndryshim të Rezolutës skandaloze 1782

Gazetamax.mk

“Merhamet” fillon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

Gazetamax.mk

Konventa nacionale për BE-në e Maqedonisë së Veriut hodhi themelet për një proces të suksesshëm të negociatave të anëtarësimit

Gazetamax.mk