GazetaMax
Lajme

U bënë homazhe dhe u vendosën lule në varrin e Gligorov

Shkup, 1 janar – Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi vendosën lule në prehjen e përjetshme të presidentit Kiro Gligorov në varrezat e qytetit në Butel.

Sot bëhen 11 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Gligorov, i cili më 8 shtator 1991, pas referendumit të suksesshëm shpalli pavarësinë e vendit.

Në një komunikatë për media, Qeveria rikujton se presidenti Gligorov ishte presidenti i parë maqedonas që foli në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara më 8 prill 1993, kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e KB-së.

Një delegacion i LSDM-së i përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm Mile Zeçeviq, nënkryetari Stefan Bogoev dhe Gjuner Ismail gjithashtu vendosën lule në vendprehjen e përjetshme të Gligorovit.

Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte zyrtari më i vjetër politik maqedonas. Më 17 nëntor 1999, kur i mbaroi mandati i dytë presidencial, ai ishte 82 vjeç dhe në vitin 2000, Libri i Rekordeve Gines e regjistroi Gligorovin si presidentin më të vjetër të një vendi në botë. 

Related posts

Bujqit dhe blegtorët kalojnë në shitje online

Gazetamax.mk

Çmime të reja të derivateve, lirohet benzina

Gazetamax.mk

Izet Mexhiti: Shënojmë 21 vjetorin e BDI-së në Tetovë, aty ku u hodhën themelet e para të saj

Gazetamax.mk