GazetaMax
Lajme

Njëqind intervenime të Ndihmës së Shpejtë gjatë 24 orëshit në Shkup

Shkup, 1 janar – Shërbimi I Ndihmës së Shpejtë në Shkup gjatë 24 orëshit të kaluar ka pasur 100 intervenime, prej të cilave 40 kanë qenë të shkallës së parë urgjente, si dhe ka pasur shumë thirrje nga prindërit se si të sillen me fëmijët e tyre të dehur, deklaroi Milica Bubalo, udhëheqëse e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë.

Rreth 20 ndërhyrje emergjente kanë qenë për personat e dehur, katër deri në pesë për persona me rrahje fizike janë transferuar në disa nga qendrat emergjente, si dhe kanë ndërhyrë në gjashtë aksidente trafiku.

Prindërit që iu drejtuan Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë për fëmijët e dehur morën këshilla.

Related posts

Shaqiri – Nedelkov: MASH do të vazhdojë me modernizimin e sistemit arsimor

Gazetamax.mk

Familjarët e viktimave në Llaskarcë kërkojnë aktvendim sa më të shpejtë nga Gjykata

Gazetamax.mk

Bekteshi siguron se janë ndërmarë të gjitha masat vitin e ardhshëm të mos ketë shtrenjtim të rrymës

Gazetamax.mk