GazetaMax
Lajme

Gjatë natës së Vitit të Ri kanë lindur katër foshnje

Shkup, 1 janar – Katër foshnja kanë lindur gjatë natës së ndërrimit të viteve në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Foshnja e parë është djalë dhe ka lindur një minutë pas mesnate, pas së cilës ka lindur një tjetër djalë dhe dy vajza. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, në mëngjes e vizituan foshnjën e parë dhe i dhuruan një monedhë floriri ndërsa i uruan prindërit për lindjen e tyre të parë.

Drejtoresha e KGJO-së Viktorija Jovanovska tha se lindja e foshnjës së parë është bërë me prerje cezariane.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali shpreson që i gjithë viti, siç tha ai, të jetë i shëndetshëm për ne. Ai po ashtu falënderoi për angazhimin e punonjësve shëndetësorë të cilët në periudhën e kaluar bënë maksimumin për funksionimin e sistemit shëndetësor.

Ministrja Trençevska, në emër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, tradicionalisht  të pasalindurit i dhuroi një monedhë floriri dhe dërgoi urime për Vitin e Ri, me urime për shëndet, lumturi dhe dashuri në çdo shtëpi.

Related posts

Debat Publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje: Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale

Gazeta Max

Zaev: Përmes Fondacionit, mbështes të gjithë ata që ngrenë zërin dhe kontribojnë në shoqëri

Gazeta Max

AAK-ja s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit

Gazeta Max